🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,130 ▲ +1.05% ETH $2,251 ▲ +1.59% XRP $1.3589 ▲ +0.25% SOL $85.1000 ▲ +0.76%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Rriten tensionet mes Trump-it, Gjermanisë, Japonisë dhe Kinës, ja për çka i akuzon

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dhe këshilltari i tij më i afërt për tregti, Peter Navarro, kanë sulmuar ashpër Gjermaninë, Japoninë dhe Kinën, duke i akuzuar se kanë ulur vlerën e monedhave të tyre për të përfituar në mënyrë jokorrekte në tregti.

“Shikoni atë që bën Kina dhe atë që ka bërë Japonia gjatë viteve. Ata kanë luajtur me tregun e parave dhe tregun e devaluimit, ndërsa ne kemi qëndruar në vend të palëvizshëm”, tha mbrëmë Trump drejtuar udhëheqësve të kompanive të ilaçeve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “vendi ynë udhëhiqet aq keq sa që ne nuk kemi kurrfarë njohurish për devaluimin”.

Peter Navarro, këshilltar për tregti i Trump-it, ka kritikuar se Gjermania “vazhdon t’i eksploatojë vendet e tjera në BE dhe po ashtu, Shtetet e Bashkuara, me një ‘deutche mark’ të nënkuptuar, që është në masë të madhe e nënvlerësuar”, gjatë një interviste për të përditshmen londineze, “Financial Times”.

Kjo kritikë e Navarros ka shkaktuar ngritje të shpejtë të euros kundër dollarit amerikan, ndërsa kancelarja Angela Merkel, tha se vlera e euros është e përcaktuar nga Banka Qendrore Evropiane dhe se ajo nuk ndikon në pavarësinë e saj, raporton rel.

Këshilltarët e saj ishin më pak diplomatikë dhe e akuzuar Trumpin për politika “protekcioniste të rrezikshme”. Japonia tha se komentet e Trumpit “janë krejtësisht të gabuara”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.