Rritet numri i dënimeve me vdekje në Arabinë Saudite, kërkohen ekzekutorë
Pas numrit gjithnjë e në rritje të dënimeve me vdekje, Arabia Saudite ka shpërndarë njoftimin për vende të reja pune, ku kërkohet një staf i ri me 8 ekzekutorë.
Autoritetet nuk kërkojnë ndonjë kualifikim specifik të aplikantëve, veçse të kryejnë aktin e ekzekutimit.
Sipas organizatave për të Drejtat e Njeriut, mbretëria islame renditet në pesë vendet e para në botë për numrin e personave të dënuar me vdekje. Në vitin 2014-të ajo renditej e treta, pas Kinës dhe Iranit, para Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, sipas shifrave të publikuara nga “Amnesty International”.
Një i dënuar, i cili u ekzekutua këtë të diel, ishte personi i 85-të i regjistruar vetëm gjatë këtij viti, ndërsa vitin e kaluar sipas “Human Rights Watch” u ekzekutuan 88 të persona, ku shumica ishin dënuar për vrasje, ndërsa 38-të të tjerë për trafik droge.