☁️
Tiranë 15°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,597 ▼0.41%
DOW 45,951 ▼0.59%
NASDAQ 22,045 ▼0.48%
NAFTA 96.41 ▲1%
ARI 4,603 ▼5.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,694 ▼ -1.89% ETH $2,128 ▼ -2.43% XRP $1.4433 ▲ +0.09% SOL $88.4400 ▼ -0.45%
S&P 500 6,597 ▼0.41 % DOW 45,951 ▼0.59 % NASDAQ 22,045 ▼0.48 % NAFTA 96.41 ▲1 % ARI 4,603 ▼5.99 % S&P 500 6,597 ▼0.41 % DOW 45,951 ▼0.59 % NASDAQ 22,045 ▼0.48 % NAFTA 96.41 ▲1 % ARI 4,603 ▼5.99 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rritet përdorimi i katalogëve të OBP nga bashkitë për procedurat e prokurimit

Katalogët e hartuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) po përdoren gjithnjë e më shumë nga njësitë e qeverisjes vendore, duke reflektuar një qasje të unifikuar në përgatitjen e procedurave të prokurimit publik.

Referenca ndaj katalogëve të OBP është përfshirë këtë muaj në dokumentet zyrtare të institucioneve si Bashkia Tiranë, Bashkia Vlorë dhe Bashkia Bulqizë, në procedura që lidhen me furnizimin me artikuj ushqimorë dhe materiale pastrimi për institucione publike, përfshirë çerdhet dhe kopshtet.

Në këto procedura, institucionet janë mbështetur në formulimin standard: “Bazuar në katalogët dhe manualet e OBP”, duke përdorur specifikimet teknike dhe strukturën orientuese të fondit limit të përgatitur nga OBP.

Administratorja e OBP, Arlinda Pogaj, shprehet se “përdorimi i katalogëve nga bashkitë po krijon një bazë të përbashkët për hartimin e procedurave të prokurimit”.

“Përmes këtij standardizimi, jo vetëm që kursehet kohë dhe burime për autoritetet kontraktore, por rritet edhe cilësia e prokurimit, pasi katalogët ndërtohen mbi analiza të detajuara dhe konsultime me tregun, dhe përditësohen në mënyrë periodike për të reflektuar zhvillimet reale”, shtoi ajo.

Përdorimi i këtyre katalogëve synon të reduktojë kohën e përgatitjes së dokumentacionit të tenderit, duke shmangur nevojën për hartim të plotë nga e para të specifikimeve teknike dhe analizave për fondin limit. Autoritetet kontraktore mund të mbështeten në modele të standardizuara dhe të verifikuara, duke përshpejtuar nisjen e procedurave dhe duke kursyer burime njerëzore dhe administrative.

Njëkohësisht, përdorimi i katalogëve kontribuon në rritjen e cilësisë së prokurimit publik përmes standardizimit të kërkesave teknike. Përgatitja e katalogëve nga OBP nuk është një proces i menjëhershëm, por zhvillohet përgjatë disa javëve dhe përfshin analiza të detajuara, si dhe faza konsultimi me operatorët ekonomikë të tregut.

Ky proces synon të sigurojë që specifikimet teknike të jenë të qarta, të zbatueshme dhe në përputhje me realitetin e tregut.

Për më tepër, katalogët i nënshtrohen një procesi të vazhdueshëm përditësimi, zakonisht në intervale 6-mujore ose vjetore, për të reflektuar ndryshimet në kërkesat e autoriteteve kontraktore dhe zhvillimet në treg. Kjo qasje ndihmon në ruajtjen e relevancës dhe saktësisë së tyre në kohë.

Zgjerimi i përdorimit të katalogëve të OBP po kontribuon në unifikimin e kërkesave teknike dhe krijimin e një qasjeje më të njëtrajtshme në nivel kombëtar, si dhe në rritjen e transparencës dhe barazisë për operatorët ekonomikë që marrin pjesë në procedurat e prokurimit.

OBP vlerëson se ky zhvillim pritet të zgjerohet më tej në njësi të tjera vendore, duke mbështetur përmirësimin e eficiencës dhe të menaxhimit të fondeve publike.

/m.m/j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.