Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.77 ▲2.5%
ARI 4,736 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,165 ▼ -1.44% ETH $2,192 ▼ -2.79% XRP $1.3431 ▼ -3.13% SOL $82.6600 ▼ -3.82%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.77 ▲2.5 % ARI 4,736 ▼0.87 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.77 ▲2.5 % ARI 4,736 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Opinion

Rritja ekonomike si hapja edhe mbushja e një grope pa prurë asnjë ndryshim !

Nga Irena Beqiraj

Sa here flasim për ekonominë, i referohemi Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) edhe rritjes se tij të quajtur ndryshe rritja ekonomike. Që në emër përcaktohet se PBB-ja mat vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve që prodhohen brenda një ekonomie gjatë një viti. Për këtë qëllim, PBB-ja është jashtëzakonisht e dobishme. Por të masësh suksesin e politikave me anë të rritjes së PBB-se është afer marrëzisë .

Ka shumë matsa të tjere të suksesit si niveli i varferisë , barazia, jetegjatësia , kompleksiteti ekonomik te cilat nuk synohen, jo ne buxhetet vjetore por as në buxhetet afatmesme .

Jo pa qëllim PBB-së i është caktuar niveli më i lartë i rëndësisë në narrativën politiko- ekonomike. Kjo ka ndodhur për dy arsye : e para për shkak se është e lehtë për t’u kuptuar dhe komunikuar; edhe e dyta fakti që ka tendencë të rritet e bën atë matsin më të preferuar të qeverive pasi rritja i bën ato të duken te sukseshme .

Por më shumë se rritja e PBB kanë rëndësi shkaktarët e rritjes. Përshembull PBB -ja do të rritet nëse ju paguani për të hapur një gropë dhe për ta mbushur përsëri, edhe pse asgjë nuk ka ndryshuar. Një i sëmurë që vizitohet tek mjeku rrit BBB-në. Kur shpenzoni gjithë ditën në plazh, nëse nuk konsumoni një akullore nuk e rrisni PBB-ne . Ndërsa orët e harxhuara ne plazh ulin stresin rrisin mirëqenien, edhe jetgjatësinë , ato nuk ka vlerë në këndvështrimin e PBB-së.

Pra jo cdo gjë qe ka vlerë matet nga rritja e PBB-së edhe jo cdo gjë që përfshihet tek rritja ka vlerë.
Në këtë kontekst relacioni i buxhetit 2024, është i mbushur me informacione të parëndësishme; i përgjigjet rregullave pa kuptim të vetë-imponuara; është plot me parashikime ekonomike që më vonë do të rezultojnë të gabuara; pasqyron alokime të padobishme fondesh te cilat do të rialokohen 100 herë të tjera gjatë vitit, për shkak të paftesisë implementuese . Por si gjithmonë edhe ky buxhet nuk zhgenjeu me retoriken e pastër ” Buxheti që con përpara ambicjen e qeverisë ” e cila mesa duket është të rrisë ekonominë me 3.9 % duke paguar për hapjen edhe mbylljen e një grope, pa prurë asnjë ndyshim në mirëqënien tonë .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.