Kosova

Rritja euroskeptikëve në Parlamentin Evropan, rrezik për Kosovën

rritja-euroskeptik-euml-ve-n-euml-parlamentin-evropan-rrezik-p-euml-r-kosov-euml-n_hdKlasës së re politike të Parlamentit Evropian, Kosova duhet t’i qaset me një kujdes të veçantë, pasi që përbërja e re është 50 për qind më ndryshe dhe nuk dihet qasja e tyre ndaj Kosovës. Sipas Grupit për Studime Politike dhe Juridike, kjo çështje mund të influencojë të ardhmen evropiane të Kosovës dhe imazhin e Kosovës në 5 vitet e ardhshme.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridik, thotë se bazuar në përbërjen e re të Parlamentit Evropian ka një rritje të madhe të euroskeptikëve dhe kjo do të influencojë debatin për Kosovën dhe mënyrës qasjes ndaj Kosovës, në procesin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe atij të Liberalizimit të Vizave.

“Kjo përbërje e tanishme është 50 për qind e ndryshme nga përbërja e vitit 2009. Pra, ne sot në Parlamentin Evropian kemi 50 për qind anëtarë të ri të Parlamentit Evropian. Qasja e tyre ndaj Kosovës është ende e panjohur dhe kjo në vetvete sjellë një rrezik i cili mund të riorientojë debatin për Kosovën dhe rreth Kosovës, dhe natyrisht mund të influencojë mënyrën se si Bashkimi Evropian i qaset çështjes së Kosovës, sidomos në dy proceset me të cilat Kosova do të përballet në vjeshtën apo dimrin e këtij viti e që kanë të bëjnë me MSA-në, dhe me procesin e liberalizimit të vizave”, deklaron Doli.

Raporti “Zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kosova: Shenjat e një rreziku afatgjatë”, i hartuar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike tregon që ka parti të reja të cilat janë kundërshtare të përbetuara të Pavarësisë ë Kosovës, por gjithashtu edhe të zgjerimit të BE përballë Kosovës, e që sipas hartuesve të raportit, është indikator që tregon se Kosova duhet t’i qaset shumë seriozisht një relacioni të ri me Parlamentin evropian, pasi që sipas tyre ky i fundit ka qenë bartësi kryesor i mazhit pozitiv të Kosovës në BE.

Ata rekomandojnë që të ndërtohet komunikim i ri me këtë klasë të re politike, në politikën e jashtme të Kosovës duhet t’i jepet prioritet përmbushjes së reformave që rrjedhin prej kushteve të politikës së zgjerimit të BE ndaj Kosovës, duhet të ketë qasje të re ndaj dialogut Kosovë- Serbi, dhe se çdo deputet i ri duhet të ndërtojnë raporte me deputetët e Parlamentit Evropian .

“Pavarësisht që Parlamenti i Kosovës nuk është rinovuar në masën që ne kemi dashur, besoj që është detyrim sidomos i deputetëve të rinj që janë fytyra të reja të çdo partie politike në Kuvend që ta marrin përpara, ta shtrijnë misionin e afrimit të Parlamentit tonë me deputetët e Parlamentit Evropian. Dua të rikujtoj një gjë që Parlamenti i kaluar nuk ka bërë thuajse asgjë për të ndërtuar marrëdhënie personale me deputetët e Parlamentit Evropian, dhe si rezultat i kësaj Kosova ka humbur shumë nga një sjellje e tillë, pasive e Parlamentit të kaluar, dhe një raporti i tillë i dëmshëm me Kosovën është bërë edhe me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Pra, për këtë gjë Kosova çdo herë është goditur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me rezoluta kundër imazhit tonë”, thotë Fisnik Korenica, njëri nga hartuesit e raportit.

Po ashtu sipas raportit Kosova nuk duhet të pres të ketë ndonjë ndryshim të politikës së BE-së sa i takon liberalizimit të vizave, e që ka të bëjë me emërimet e reja të Komisionarëve.

Sipas raportit është shumë e rëndësishme për Kosovën edhe se kush do të emërohet Përfaqësues i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe përzgjedhja e Komisionerit për Zgjerim dhe për Politikën Evropiane të Fqinjësisë. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button