Kronika

“Rruga Kombit”, Bode dhe Shehu i shkaktuan 60 milion euro dëmë shtetit

Ministria e Financave kallëzim penal për Ish-ministrin Ridvan Bode dhe ish-zv/Ministri Shefredin Shehu.

bodeMinistria e Financave ka kallëzuar penalisht për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, ish- ministrin Ridvan Bode dhe ish-zv/ministrin e Financave, Shefredin Shehun. Burime pranë organit të akuzës bëjnë të ditur se kallëzimi penal është depozituar pranë prokurorisë së Tiranës nga drejtues të Ministrisë së Financave dhe në brendësi të saj pretendohet se ish-ministri Bode dhe zëvendësi i tij kanë abuzuar gjatë tenderit për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Sipas burimeve nga prokuroria mësohet se Ministria e Financave dyshon se shkeljet janë bërë gjatë procedurës së tenderit për kredinë prej 230 milion euroshe që nevojitej për të përfunduar në buxhetin e ndërtimit të rrugës së Kombit Durrës-Kukës- Morinë. Dhe, pikërisht në sajë të shkeljeve të konstatuara, dyshohet se ish-Ministri Bode dhe ish- zv/ministri Shehu i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë eurosh. Sipas padisë, e cila është dorëzuar në Prokurori, kjo kredi është marrë në dy banka me 13 përqind interes. Kjo është shkelje sipas ekspertëve aktualë të Financave shqiptare, pasi ky konsiderohet interes mjaft i lartë dhe dëmi i shkaktuar tek buxhetit i shqiptarëve është 60 milion euro.

Sherefedin_ShehuNe njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se “ I gjithë procesi është kryer në shkelje të ligjit nr. 9665, datë 18.12.2006 “Për huamarrjen shtetërore dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”. Përzgjedhja e fituesit është kryer në kushte të pabarabarta dhe jo transparente, duke favorizuar një ofertues kundrejt të tjerëve, dhe duke kryer vlerësim të pabarabartë të ofertave, konkurrim të pandershëm nëpërmjet kritereve të ndryshuara nga ato të shpallurat, por të panjoftuara paraprakisht ofertuesve, si dhe të paargumentuara me dokument. Jo vetëm vlerësimi i ofertave, por dhe procesi është i padokumentuar, i pabarabartë, jo transparent dhe në shkelje të kërkesave të legjislacionit në fuqi. Kriteret janë ndryshuar gjatë procesit të vlerësimit të ofertave, pasi është konstatuar se ofertuesi i preferuar kishte paraqitur borxhin më të shtrenjtë nga gjithë të tjerët. Përveçse një borxh shumë i shtrenjtë me kosto reale rreth 13.3%, si pasojë e veprimeve të mësipërme dhe duke blerë borxhin më të shtrenjtë midis gjithë ofertave të paraqitura, i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerën 60 milionë Euro”.
Tashmë dokumentacioni është në duart e prokurorisë dhe pritet të nisin verifikimet paraprake të akuzës. Ky është kallëzimi i dytë që qeveria Rama bën për ish-Ministrat e qeverisë Berisha. Nën akuzën ekzekutive ka vënë dhe Arben Imamin, ish-Ministër i Mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button