🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,885 ▼ -0.19% ETH $2,052 ▼ -0.43% XRP $1.3172 ▼ -0.05% SOL $80.1400 ▲ +1.38%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ruajtja e pyjeve, prezantohet sistemi i ri elektronik

Është prezantuar paraditen e kësaj të premteje sistemi i ri elektronik për mbrojtjen e pyjeve, sipërfaqet e të cilave do të mbikëqyren me anë të kamerave.

Në fjalën e tij në këtë event, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar se, prerja e paligjshme e pyjeve është një çështje që e ka shqetësuar qeverinë që në ditën e parë të punës.

“Prerja e pyjeve është një krim që vret të ardhmen e fëmijëve tanë, ndaj e konsiderojmë prioritet absolut. Ministritë tona dhe të gjitha institucionet do të ndajnë përgjegjesitë dhe do vënë para përgjegjësisë autorët e këtij krimi”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shtuar se qeveria do të përforcojë masat ndëshkuese për prerësit e pyjeve, duke paralajmëruar se nuk do të ketë vetëm gjobë, por edhe ndëshkime penale.

Të parët që do të bien pre e këtyre masave, ka nënvizuar Tahiri, do të jenë ata punonjës të policisë dhe strukturave të shtetit që mbyllin sytë përpara kësaj dukurie.

Ndërsa ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në fjalën e tij ka kritikuar strukturat shtetërore përgjegjsë për neglizhencën e treguar sipas tij në ruajtjen e pyjeve.

“Për fat të keq, puna juaj ka lënë për të dëshiruar”, ka thënë Koka. Por, sipas tij, në muajt e fundit ka nisur një koordinim më i mirë i institucioneve, që do të mundësojë sipas tij ruajtjen e mjedisit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.