Kosova

Ruajtja e trashëgimisë kultuturore prioritet i qeverisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Shafi Gashin, me të cilin bisedoi për procesin e finalizimit të Listës së Objekteve për Mbrojtje të Përhershme, në mënyrë që kjo listë të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe sa më profesionale.

Po ashtu, ministri Shala kërkoi që ky proces të përmbyllet sa më parë, sepse është në dobi të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe proceseve të rëndësishme që lidhen me këtë fushë.

Duke theksuar se trashëgimia kulturore e Kosovës është interes i Kosovës, ministri Shala premtoi mbështetje dhe përkrahje sidomos në funksion të gjurmimit, ruajtjes, promovimit dhe afirmimit të trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Gashi, u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme rreth ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, sidomos nga shkatërrimet dhe dëmtimet e qëllimshme.

Kryetari Shafi Gashi e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe gjithashtu e informoi me sfidat që e presin Këshillin këtë vit, me prioritet në fushën e trashëgimisë, si dhe me nevojën për një vetëdijesim të përgjithshëm të shoqërisë sonë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button