Bota

Rusi, pilotja ukrainase sfidon gjyqtarët në fjalimin final

Një pilote ukrainase, që po gjykohet në Rusi për vrasjen e dy gazetarëve, i është drejtuar trupit gjykues duke i thënë se nuk ka ndërmend të pranojë akuzat e tyre dhe se do të vazhdojë grevën e urisë të nisur 5 ditë më parë.

Nadia Savchenko e ka bërë këtë deklaratë në mbyllje të procesit, ku dhe ka mohuar akuzën se ka drejtuar artilierinë drejt gazetarëve rusë në qershor të vitit 2014.

Sipas mediave ndërkombëtare, ajo ka refuzuar çdo ushqim që prej 3 marsit, kur seanca u përditësua. Në një moment gjatë seancës së të mërkurës, ajo u ul në stolin brenda kafazit të të pandehurve dhe i tregoi gjyqtarëve gishtin e mesit.

Ajo u tall me ta në gjuhën ukrainase duke thënë se, po provonin zërat se Rusët janë fashistë, raporton e dërguara e BBC. Një përkthyes lexoi fjalimin e saj final, në të cilin ushtarakja pretendon se është e pafajshme dhe e cilëson gjyqin një “farsë”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje që ajo të lirohet menjëherë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button