☁️
Tiranë 9°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.58 ▲1.16%
ARI 5,014 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,860 ▲ +2.85% ETH $2,351 ▲ +8.03% XRP $1.5437 ▲ +6.65% SOL $96.2400 ▲ +4.29%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Ruç: Imuniteti i Tahirit, Këshilli vendos paraditen e së premtes, ja 3 prokurorët

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të mblidhet paraditen e së premtes, pra nesër, më 20 tetor 2017, për të vendosur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi doli në një konferencë për mediat, ku konfirmoi marrjen e kërkesës së prokurorisë për ndalimin e ish-ministrit të Brendshëm.
Ruçi deklaroi se janë njoftuar të gjitha palët e përfshira në këtë proces dhe se të premten në orën 11:00 do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve.
“Sot, brenda datës 19 kam dhënë urdhër me këtë përmbajtje; së pari, materiali i depozituar nga prokuroria t’u vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, t’i së dyti vihet në dispozicion deputetit Saimir Tahiri; së treti brenda ditës së nesërme, në orën 11:00 pranë selisë së Kuvendit, thirrjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve dhe njoftimin e prokurorëve për vendin, kohën dhe rendin e ditës së mbledhjes”, tha Ruçi.
Prokuroria do të paraqitet në këtë mbledhje me prokurorët Elizabeta Imeraj, Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.