🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,905 ▼ -0.08% ETH $2,054 ▼ -0.29% XRP $1.3192 ▲ +0.21% SOL $80.2400 ▲ +1.53%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Ruçi priti ambasadorin e Serbisë: Marrëdhëniet midis të dy vendeve pasuruan evropianizimin e rajonit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti ambasadorin e Republikës së Serbisë, Miroljub Zarić, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Në takim, Ruçi, vlerësoi kontributin e ambasadorit Zarić, si një nga diplomatët më jetëgjatë në trupën e huaj diplomatike në Tiranë, vitet e fundit edhe Dekan i saj, në zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Serbisë.

“Marrëdhëniet midis të dy vendeve janë pasuruar me zhvillime të reja, falë vendosmërisë sonë për t’i shërbyer bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal, si dhe përforcimit të sinergjive për evropianizimin e rajonit. Ne dëshirojmë dhe po punojmë që tendenca e krijuar nga takimet Rama-Vučić gjatë viteve 2014-2015 të ruhet dhe të zhvillohet më tej, në dimensione të tjera të dobishme dhe në favor të avancimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe kontributit të vendeve tona në zhvillimin dhe stabilitetin në rajon”, tha Ruçi.

Nga ana e tij, Ambasadori Zarić vlerësoi kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në fuqizimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe nënvizoi se “bashkëpunimi ekonomiko-tregtar ka shënuar një rritje prej 20-30 për qind vitin e kaluar dhe kjo rritje do të vazhdojë.”

Kryetari i Kuvendit, Ruçi dhe ambasadori Zarić ranë dakord se të dyja vendet duhet të ndjekim një agjendë konkrete të shkëmbimeve të ndryshme, në fusha me interes reciprok, si tregtia, turizmi, energjia, transporti etj.

Bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Serbisë është rritur e zgjeruar. Këtij qëllimi i shërben edhe krijimi, kohët e fundit, i grupit të Miqësisë Serbi-Shqipëri. Ndërkohë, edhe në Kuvendin e Shqipërisë është krijuar prej kohësh Grupi i Miqësisë Shqipëri-Serbi.

Ambasadori Zarić përsëriti ftesën e Kryetares së Parlamentit të Serbisë, Maja Gojković, për një vizitë zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, në Beograd.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.