Politika

Ruçi takohet kryeparlamentarin Veseli: Të punojmë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

 

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar sot homologun e tij nga Shqipëria, Gramoz Ruçin në vizitën e tij të parë zyrtare që kur u zgjodh kryeparlamentar. Ai tha se shqiptarët e dy shteteve nuk i ndan asgjë, ndërsa i bashkon gjithçka. Kryeparlamentarët në takimin e zhvilluar në Prishtinë kanë diskutuar për mundësitë e avancimit të marrëdhënieve midis dy parlamenteve dhe vendeve në përgjithësi, në funksion të lehtësimit të qarkullimit të dyanshëm, të shkëmbimeve tregtare e arsimore dhe përvojave parlamentare.

Veseli ka uruar Rucin për marrjen e detyrës së re, dhe me këtë rast edhe ka përsëritur falëndërime ndaj Shqipërisë për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës.

“Me Shqipërinë asgjë nuk na ndanë, na bashkon gjithçka. Zëri i saj është dhe do të mbetet avokati dhe zëri me argumentues i kauzave tona politike në rajon dhe në sferën ndërkombëtare”, ka thënë kreu i Kuvendit. Kreu i Kuvendit tha se përcaktimi shtetëror i Kosovës është integrimi në BE dhe në Aleancën Veriatlantike, procese këto në të cilat, siç tha kryetari Veseli, përvoja e Shqipërisë është e domosdoshme.

Veseli ka shtruar nevojën e një bashkëpunimi më të avancuar për heqjen e barrierave burokratike, për rritjen e shkëmbimeve tregtare, rritja e investimeve te përbashkëta, zgjidhjen e çështjeve te arsimit, diplomatike dhe temave tjera praktike te interesit të përbashkët.

Dhe në fund, dy kryetarët u dakorduan për krijimin e një komisioni të përbashkët parlamentar, i cili do të krijonte lehtësira të mëdha për studentët e të dyja vendeve, si në njohjen reciproke të diplomave dhe të studimeve, ashtu edhe të shkëmbimeve të studentëve.  “Nga viti i ardhshëm akademik, studentët e Universitetit ‘Isa Boletini’ nga Prishtina mund të ndjekin një semestër të studimeve në Universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës dhe anasjelltas”, ka thënë kryeparlamentari Ruçi.

Ruçi do të pritet në disa takime të tjera dypalëshe nga Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj. Pjesë e axhendës së takimeve do të jenë edhe kryetarët e partive opozitare në Kosovë si z. Visar Ymeri, Kryetar i Partisë Vetëvendosje, dhe z. Isa Mustafa Kryetar i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës. Ruçi do të zhvillojë homazhe edhe tek varreza e ish-presidentit të Kosovës z. Ibrahim Rrugova dhe në Prekaz tek varri i Komandantit Adem Jashari.

Gjatë kësaj vizite, kryetari i Kuvendit do të shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste z. Taulant Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Edmond Spaho dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Petrit Vasili.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button