🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 87.54 ▲2.08%
ARI 4,424 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $78,004 ▼ -0.44% ETH $2,453 ▲ +0.35% XRP $1.3667 ▼ -0.56% SOL $102.2600 ▼ -0.96%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.54 ▲2.08 % ARI 4,424 ▼1.28 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.54 ▲2.08 % ARI 4,424 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Boterori

“Ruli” i Barcelonës ‘asfalton’ Vallecanon e Ivan Balliut, ndeshje spektakolare në Camp Nou! Flick: Fillimi që

Në “Camp Nou”, Barça-Rayo rezultoi një sfidë spektakolare, kjo edhe për meritë të ekipit të Ivan Balliut.

Mbrojtësi kuqezi zbriti në fushë si titullar, qëndroi për 90-minuta, por përjetoi makthe në krahun e tij duke mbyllur ndeshjen me notën 5,3.

Nga tribuna, Gabriel Jesus, afrimi më i ri i Barçës në këtë merkato vere, shijoi live show e dhuruar nga dyshja Raphinha-Yamal.

Sfida nisi “zjarr” ku pas vetëm 12 minuta, Rayo kaloi në avantazh falë një aksioni shumë të bukur sulmues, i finalizuar nga Camello. Shtatë minuta më pas, Raphinha rikthehu qetësinë në “Camp Nou” duke barazuar shifrat në 1-1.

Stafetën e mori Lamine Yamal me yllin spanjoll që realizoi një super gol, i pari për këtë sezon. Në një formë fantastike u shfaq edhe Gordon, me sulmuesin anglez që është përshtatur në mënyrë perfekte me ekipin e tij të ri, ku në minutën e 51-të detyroi mbrojtësit e Rayo-s të devijonin topin në portën e tyre, ndërsa tifozët shijuan golin e tretë.

Ekipi i Balliut nuk u dorëzua, me Camellon që tundi edhe një herë rrjetën duke ngushtuar shifrat në 3-2.

Gordon bëri sërish njeriun assist, ku në minutën e 71-të ftoi Raphinha-n brenda në zonë me brazilianin që kompletoi “dopjetën” e tij personale. Kapiteni po kalon një fillim sezoni fantastik ku në 3 ndeshje ka realizuar 5 gola, golashënuesi më i mirë në La Liga.

Për të kompletuar “matinan” e golave mendoi Lamine Yamal, i cili në minutën e 90-të me një goditje kirurgjikale realizoi golin e dytë personal dhe të pestin për Barcelonën. Falë këtij trepikëshi, Barça merr kreun e La Liga me 9 pikë, po aq sa Real Madrid, por me golavarazh më të mirë, +10.

Pas ndeshjes, Hansi Flick nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore, por mbi të gjitha për lojën e shfaqur nga individë si Raphinha, Lamine Yamal dhe Gordon:

“Është një fillim shumë i mirë, gjë që e dëshironim. Rayo na ushtroi presion, por reagimi ynë pas golit të parë ishte shumë i mirë. Jam i lumtur për Yamal dhe për lojtarë si Raphinha e Gordon, ishin fantastik”, u shpreh Hansi Flick.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.