⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,893 ▼ -0.23% ETH $2,242 ▲ +0.17% XRP $1.1626 ▼ -2.3% SOL $89.7900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SEUL – NIS: Një samit Kore e Veriut-SHBA i mundur në çdo kohë

SEUL, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Shërbimet sekrete të Koresë së Jugut (NIS) besojnë se një samit midis udhëheqësve të Koresë së Veriut dhe amerikanë është i mundur në çdo kohë duke përmendur shenja dialogu midis dy vendeve, tha sot një ligjvënës, pas një informimi me agjencitë.

“Lidhur me një samit midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, një analizë sugjeron se ai mund të zhvillohet në çdo kohë”, u tha gazetarëve ligjvënësi Youn Kun-young.

“Edhe pse nuk janë paraqitur prova konkrete të kontaktit midis dy palëve, ka shenja dialogu”, shtoi ai pas takimit të tij me dyer të mbyllura me zyrtarë nga Shërbimi Sekret Kombëtar (NIS).

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili u takua me Kim Jong Un tre herë gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021), i habiti shumë njerëz më 19 gusht duke njoftuar se do të takohej përsëri me udhëheqësin e Koresë së Veriut para fundit të vitit.

Në të njëjtën kohë, ai ndërpreu manovrat e përbashkëta ushtarake vjetore me Korenë e Jugut, të cilat ai tha se i dërguan “një sinjal krejtësisht të papërshtatshëm dhe armiqësor” Phenianit.

Deri më tani, Koreja e Veriut nuk ka dhënë asnjë shenjë publike se e pranon këtë ftesë për dialog.

Menjëherë pas njoftimit të presidentit amerikan, Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, deklaroi se ishte “plotësisht e pavetëdijshme” për çdo komunikim midis vëllait të saj dhe Donald Trump.

Koreja e Veriut më pas kreu prova lëshimi të rreth 10 raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe këtë javë dënoi si “kërcënim” manovrat detare të planifikuara për shtator midis Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.