☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.82 ▼4.13%
ARI 3,910 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,785 ▼ -0.14% ETH $2,286 ▲ +1.08% XRP $1.2496 ▼ -0.11% SOL $94.0800 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.82 ▼4.13 % ARI 3,910 ▲0.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.82 ▼4.13 % ARI 3,910 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Situatë kritike nga zjarri në Ulëz të Matit, flakët rrezikojnë fermat dhe bagëtitë

Situata nga zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të jetë kritike. Prej tre ditësh, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Lundrës dhe masivin pyjor të Trodhenit.

Gjatë natës, zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në fshatin Madhesh, duke rrezikuar fermat dhe gjënë e gjallë të banorëve.

Sipas banorëve të zonës, në një prej fermave ndodhen rreth 250 lopë, së bashku me një numër të konsiderueshëm bagëtish të imta, kryesisht dele dhe dhi, si dhe disa koshere bletësh. Tymi i dendur ka mbuluar zonën, ndërsa raportohet se disa krerë bagëtish rezultojnë të humbur që prej nisjes së zjarrit.

Pavarësisht ndërhyrjes së një helikopteri gjatë dy ditëve të fundit dhe angazhimit të forcave në terren, flakët vijojnë të jenë jashtë kontrollit. Deri tani raportohet se janë djegur qindra hektarë pyje, ku përfshihen pisha, dushqe dhe lloje të tjera bimësie.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe shtimin e mjeteve ajrore për të frenuar përhapjen e flakëve. Sipas tyre, zjarri po përparon në drejtim të territorit të Krujës, duke shtuar rrezikun për përhapjen e mëtejshme të vatrave të zjarrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.