☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,218 ▲ +1.02% ETH $2,109 ▲ +2.37% XRP $1.3402 ▲ +1.25% SOL $83.4100 ▲ +0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Rusi, ideatori i sulmit në Shën Pjetërburg: Thjesht ndoqa urdhrat

Në Rusi janë publikuar pamjet e arrestimit të të dyshuarit kryesor për organizmin e sulmit terrorist të 3 prillit në metronë e Shën Pjetërburgut.

27-vjeçari Abror Azimov, me shtetësi ruse por me origjinë nga Kirgistani, u arrestua në rrethinat e Moskës dhe me vete iu gjetën dy celularë dhe një pistoletë.

Autoritetet ruse thanë se ai dyshohet të jetë një nga organizatorët e sulmit dhe personi që stërviti kamikazin, Akbarzhon Jalilov, që hodhi vetën në erë në metro, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur mbi 50 të tjerë.

Kjo u konfirmua edhe nga avokati i Azimovit, që deklaroi për mediet se ai kishte pranuar përgjegjësinë për sulmin. Por, gjatë paraqitjes në gjykatë, Azimov përshkroi një tjetër situatë. Ai tha se nuk kishte pranuar kurrë përgjegjësinë për sulmin dhe se nuk e kishte kuptuar që merrte pjesë në një aktivitet terrorist.

“Më dhanë urdhra dhe unë thjesht i ndoqa”, deklaroi Azimov para gjykatësit rus, që urdhëroi masë sigurie me burg ndaj tij deri më 3 qershor, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Mediet ruse shkruajnë se nuk është e qartë se kush ka urdhëruar Azimovin, ndërsa pritet që detaje të tjera të zbulohen edhe nga hetimi i 8 personave të tjerë, që janë arrestuar për sulmin në Shën Pjetërburg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.