⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,936 ▲ +0.01% ETH $2,246 ▲ +0.33% XRP $1.1651 ▼ -1.82% SOL $89.9800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

RUSI – Putin: Ka mundësi për paqe me Ukrainën”, por kërcënimet e Zelenskyt komplikojnë negociatat

MOSKË , 3 shtator /ATSH – ANSA/- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska dhe Kievi vijojnë të kenë kontakte në nivel të shërbimeve të inteligjencës dhe se ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje paqeje të negociuar.

Megjithatë, sipas tij, deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për ta bërë të pasigurt hapësirën ajrore ruse për fluturimet civile e vështirësojnë perspektivën e negociatave.

Putin i bëri komentet në Vladivostok, ndërsa tensionet mes Rusisë, Ukrainës dhe vendeve evropiane vijojnë të rriten. Sipas presidentit rus, dialogu me Shtetet e Bashkuara po funksionon dhe ekzistojnë mundësi për negociata konstruktive me Kievin.

Në të njëjtën kohë, Moska ka reaguar ndaj Gjermanisë pas akuzave të Berlinit se Rusia qëndron pas incidentit me dron në aeroportin e Leipzig

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov njoftoi mbylljen e të gjitha qendrave të Goethe-Institut në Rusi, si kundërpërgjigje ndaj vendimit gjerman për mbylljen e “Shtëpisë Ruse” në Berlin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kritikoi kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke e akuzuar se po ndërmerr hapa të ashpër ndaj Rusisë për të fituar mbështetje te elektorati, por se po vepron “në mënyrë jashtëzakonisht të ngathët”.

Peskov përmendi gjithashtu hetimet gjermane për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream dhe pretendoi se Berlini nuk ka marrë masa të ngjashme ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, Rusia ka reaguar edhe ndaj Norvegjisë pas ndalimit të anijes ruse të kërkimeve Professor Molchanov në arkipelagun Svalbard.

Anija u ndalua pas një vendimi gjyqësor në kuadër të një çështjeje ku kompania shtetërore ukrainase Naftogaz kërkon sekuestrimin e aseteve ruse për kompensimin e dëmeve të lidhura me aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Moska ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje ndaj Norvegjisë, ndërsa përplasja diplomatike me Gjermaninë po thellohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.