☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

Gazetari Lorenc Vangjeli komentoi në emisionin Now në Euronews Albania përplasjen e ndodhur të enjten në Radhimë në hotelin e biznesmenit Vasil Bedinaj.

Sipas Vasilit, deklarata e policisë së Vlorës që flet për një gjobë prej 5 mln eurosh të vënë ndaj biznesmenit Bedinaj nga biznesmeni Luan Muça lë vend për interpretim, pasi konflikti mes tyre është për një çështje pronësie, të cilën siç tha do të duhej të kishte zgjidhur shteti.

“Është çështje pronësie. Dy qytetarë, dy biznesmenë që ushqejnë dhjetëra familje dhe paguajnë taksa, dhe ky shtet i ka lënë jetimë në fatin e tyre. Në gjykimin tim, njëri më shumë se tjetri, kanë një konflikt. Si do të zgjidhet? Shteti duhet të zgjidhë konfliktet e individëve, konkretisht sistemi i drejtësisë.

Edhe Edi Rama, që 13 vjet më parë erdhi me premtimin për zgjidhjen e çështjes së pronave, nuk arriti t’i jepte një zgjidhje, madje e përkeqësoi në një drejtim, pasi konfliktet e pronësisë janë zhvendosur në bregdet. Në Vlorë vetëm fati shmangu tragjedi edhe më të rëndë.

Biznesmenët, njërin prej të cilëve e njoh, është jashtë logjikës… njerëzit më dhanë shumë më tepër të dhëna se policia. Policia nuk flet me metafora (lidhur me gjobën 5 mln euro). Ka një marrëdhënie shumë më të thellë mes tyre.

Kur dikush merr statusin e investitorit strategjik, këto probleme i merr përsipër shteti, që do të duhej t’i dilte për zot problematikave të pronësisë. Njërin nga biznesmenët e njoh. Mund të ketë bërë 1001 gjëra, por nuk është gjobëvënës”, tha Vangjeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.