☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,247 ▼ -1.94% ETH $2,241 ▼ -0.39% XRP $1.2463 ▼ -1.22% SOL $96.0700 ▼ -2.29%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Nga “atentat politik” te “përplasje emigrantësh”: Versionet e shërbimeve sekrete për vrasjen e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla

Në kuadër të ciklit të emisioneve “Dosjet” në Debat Plus me Ermal Pandurin, janë publikuar dokumente të shërbimeve sekrete shqiptare dhe jugosllave që flasin mbi rrethanat e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, më 17 janar 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë.

Dokumentet paraqesin versione të ndryshme për mënyrën se si autoritetet e kohës e kanë trajtuar këtë ngjarje.

Në një radiogram të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të datës 18 janar 1982, ngjarja përshkruhet si atentat. Në dokument thuhet se “Dajti”, pseudonimi i Kadri Zekës, dhe vëllai i “Flamurit”, pseudonimi i Jusuf Gërvallës, ishin qëlluar me armë.

Në atë moment, dokumenti shqiptar raportonte se Jusuf Gërvalla ishte plagosur rëndë, ndërsa theksonte se rrethanat dhe hollësitë e vrasjes ende nuk dihen.

Në anën tjetër, një dokument i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror jugosllav (SDB) e përshkruan vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës si një “përplasje emigrantësh”.

Ndërkohë, në dosjen e Kadri Zekës gjendet edhe një raport i bazuar në një njoftim të AFP-së nga Heilbronni, më 18 janar 1982, ku thuhet se tre shtetas jugosllavë me origjinë shqiptare u vranë në Untergruppenbach “për motive politike”, sipas policisë./Tv Dukagjini

– YouTube www.youtube.com

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.