☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,505 ▲ +0.43% ETH $1,996 ▼ -0.07% XRP $1.3333 ▼ -0.34% SOL $82.1300 ▼ -1.06%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Rusia, avionë ushtarakë me qera Argjentinës; lëvizja acaron Britaninë

Rusia duket se po punon mbi një marrëveshje për t’i dhënë me qera Argjentinës 12 avionë bombardues me rreze të gjatë veprimi, çka ushqen frikën e një pushtimi të mundshëm të ri në ishujt Falkland.

1427202457RUSIA-ARGJENTINA-24_1Sipas britanikes “The Sun”, avionët “Sukhoi Su-24” do të dërgohen në Buenos Ajres në këmbim të furnizimit me mish, i cili duket se nuk gjendet mjaftueshëm në tregun rus për shkak të sanksioneve të Bashkimit Europian.

Vladimir Putin thuhet të jetë duke ndihmuar riarmatosjen e këtij vendi dhe nëse është vërtet kështu, atëherë situata merr një kthesë të rrezikshme duke i shtyrë vetë zyrtarët britanikë ta përshkruajnë si të mundshëm skenarin e një mësymjeje të re në territorin që ndodhet në jug të Atlantikut.

Londra po përgatitet të dërgojë trupa e pajisje ushtarake shtesë në ishujt në fjalë dhe më e ngutshme për momentin paraqitet nevoja për helikopterë transporti. Të tilla vendime, sipas ekspertëve, nuk pasqyrojnë veçse shqetësimin ndaj një kërcënimi në rritje.

Arqipelagu i ishujve të ndodhur vetëm 483 km nga brigjet e Argjentinës është arsyeja e një konflikti të hershëm mes kësaj të fundit dhe Britanisë. Anglezët këmbëngulin se ishte John Davis ai që i zbuloi këto toka në 1592-shin, ndërsa argjentinasit thonë se të parët aty kanë shkelur spanjollët.

Pretendimet për zotërimin e ishujve kanë vazhduar në shekuj, por kulmin e tij konflikti mes dy vendeve e arriti majin e 1982-shit, kur në atë që u përshkrua si gjest çnjerëzor, një nëndetëse britanike fundosi luftanijen argjentinase “ARA General Belgrano”.

Të 323 jetët e humbura prej sulmit përbëjnë gati gjysmën e totalit të viktimave të palës argjentinase gjatë gjithë luftës për kontrollin e ishujve në fjalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.