🌧️
Tiranë 8°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 91.99 ▲1.85%
ARI 4,385 ▼3.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,177 ▼ -2.13% ETH $2,069 ▼ -4.26% XRP $1.3608 ▼ -3.55% SOL $86.5400 ▼ -5.06%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 91.99 ▲1.85 % ARI 4,385 ▼3.68 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 91.99 ▲1.85 % ARI 4,385 ▼3.68 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sa do paguani për të kaluar në “Rrugën e Kombit” dhe një lajm i mirë për banorët e Kukësit

Kalimi përmes rrugës së Kombit vitin e ardhshëm do të bëhet me pagesë, pasi qeveria miratoi dje kontratën e dhënies me koncesion, për përfundimin e Rrugës Durrës­Kukës­ Morinë dhe mirëmbajtjen e saj.

Por ajo që na shqetëson të gjithëve është tarifa që do të duhet të paguajmë sa herë të kalojmë në këtë rrugë.

Gazeta Shekulli ka mësuar se zbatimi i kontratës do të nisë rreth muajit korrik­-shtator, kohë kur të gjithë personat që do të kalojnë në rrugën e Kombit do të paguajnë një tarifë të caktuar, që për automjetet e vogla do të jetë 5 euro, ndërsa për autobusët apo dhe kamionët tarifa mund të shkojë deri në 10 euro.

Deri më tani mësohet se biletat do të paguhen nëpërmjet një sistemi pikëzimi.

Nga ana tjetër mësohet se është vendosur dhe një sistem abonimi për personat apo kompanitë që qarkullojnë më shpesh në këtë autostradë.

Për ta mësohet se vlera e kalimit mujor do të shkojë përreth 40 euro.

Një tjetër zgjidhje është gjetur dhe për banorët e zonës së Kukësit.

Burimet janë shprehur se për ta pritet që kalimi të jetë pa asnjë pagesë.

Megjithatë dhe kjo do të detajohet me kontratën e cila pritet të bëhet publike pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë shqiptare.

Veç tarifës që do të paguajnë qytetarët, për shkak se Rruga e Kombit nuk përcakton kriteret, qeveria shqiptare ka marrë përsipër të kompensojë kompaninë fituese për 13 vitet në vijim dhe gjatë kësaj periudhe, buxheti do të alokojë një shumë prej 4­5 milionë eurove në vit ndaj kompanisë fituese.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.