🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,071 ▲ +0.54% ETH $2,458 ▲ +0.78% XRP $1.3935 ▲ +0.85% SOL $105.4400 ▲ +1.44%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Sallat e reja operative në spitalin “8 Shtatori”, Aliu: Kushte sipas standardeve të OBSH-së

Kanë përfunduar punimet në rinovmin e shtatë sallave operative të spitalit publik “8 Shtatori” në Shkup.

Hapësirat e reja sot i vizitoi edhe ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili njoftoi se me këto punime rinovuese janë përfshirë 2000 metra katrorë, për kirurgji abdominale, urologji, ORL dhe kirurgji oftalmologjike.

“Sot po flasim për një projekt që paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës shëndetësore dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për trajtim dhe kujdes mjekësor në këtë institucion. Me realizimin e rikonstruksionit dhe adaptimit të bllokut operativ, njësisë së kujdesit intensiv, pjesës administrative, repartit të patologjisë, laboratorit klinik dhe konstruksionit të kulmit, është krijuar një hapësirë shëndetësore tërësisht e re, funksionale dhe teknikisht e harmonizuar, në përputhje me standardet më moderne mjekësore dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky projekt nuk paraqet vetëm një rikonstruksion ndërtimor. Ai është investim në sigurinë e pacientëve, në kushte më të mira pune për personelin mjekësor dhe në stabilitetin afatgjatë dhe efikasitetin e sistemit shëndetësor”, theksoi ministri Aliu me këtë rast.

Ai theksoi se veçanërisht e rëndësishme është zbatimi i standardeve më të larta inxhinierike, teknike dhe të sigurisë, me sisteme moderne elektrike dhe mekanike, sistem të avancuar BMS për menaxhim të centralizuar, zgjidhje të reja klimatizimi dhe energjetike, si dhe pajisje të gjeneratës më të fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.