Ekonomia

Salzburg, Ahmetaj takim me Guvernatorin Haslauer: Nxitje të investimeve në zonat ekonomike dhe turizëm

Në kuadër të Samitit të Vjenës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka zhvilluar disa takime në Salzburg.

Sikurse bën të ditur ministri Ahmetaj nëpërmjet postimeve në rrjetin social Twitter, fillimisht ka zhvilluar një takim në Universitetin e Shkencave të Aplikuara për implementimin e modelit austriak të trajnimit profesional në turizëm.

Sipas tij, bashkëpunimi do të fokusohet në 3 shtylla kryesore, shkëmbim të informacioneve  eksperiencash; ngritja e një shkolle trajnimi profesional në turizëm si dhe program të përbashkët trajnimi Shqipëri-Austri në vendin tonë.CNPYa3iUwAAa8Jb

Ministri Ahmetaj është takuar edhe me Guvernatorin Wilfried Haslauer për nxitjen e investimeve në zonat ekonomike dhe turizëm. “Mundësi reale bashkëpunimi”, thekson ministri në kuadër të këtij takimi.

Gjithashtu, ministri shqiptar zhvilloi një takim informal me Ministrin Gjerman të Financave Wolfgang Schäuble.

Ahmetaj dhe Schauble kanë diskutuar mbi perspektivën e re që nisma e Berlinit krijoi për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, projektet e konektivitetit në infrastrukturë dhe energji si dhe për mbështetjen e Gjermanisë në procesetCNPYbSrUEAAFJF9integruese të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.

Gjermania është vendi nismëtar dhe nga mbështetësit kryesorë të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button