Sarah Jessica Parker rikthehet në ekranin e TV
Mirupafshim takave të larta dhe jetës së shtrenjtë. 10 vjet pas përfundimit të serialit “Sex and the City, Sarah Jessica Parker (Carrie Bradshaw) është gati për një interpretim të ri në serialin televiziv “Busted”.
Aktorja është zgjedhur nga shtëpia e prodhimit “Sidney Kimmel Entertainment” për rolin e protagonistes, një gazetare nga Filadelfia që po merret me një rast të korrupsionit politik.
Gjithashtu pjesë e kastit të aktorëve do të jetë dhe Don Ross ndërsa regjia i është besuar, David Frankel, regjisor i “Djalli vishet me Prada”. Historia bazohet në librin e Wendy Ruderman dhe Barbara Laker, reporterë të “Philadelphia Daily News”.
“Wendy dhe Barbara në librin e tyre e kanë treguar në mënyrë të shkëlqyer. Jemi të lumtur që po realizojmë këtë projekt me Sarah Jessica-n, David Frankel dhe Don Ross që janë një kombinim perfekt. Nuk mund të ishim kurrë më të lumtur se kaq”, thotë presidenti i “Sidney Kimmel Entertainment”, Jim Tauber.