🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.68 ▲4.03%
ARI 4,325 ▼1.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,619 ▲ +3.86% ETH $2,141 ▲ +4.17% XRP $1.4167 ▲ +2.25% SOL $90.5100 ▲ +4.88%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.68 ▲4.03 % ARI 4,325 ▼1.88 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.68 ▲4.03 % ARI 4,325 ▼1.88 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë mbrëmje në 23 mars, diskutoi për kritikat e tij ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.

Salianjit iu kërkua nga moderatori Blendi Fevziu, që të komentojë një deklaratë të fortë të Berishës. Ky i fundit ka thënë se Salianji, gjatë një takimi në banesën e tij, i kishte thënë se duhet të firmoste, për të dalë nga burgu, një deklaratë se nuk do e vriste Fatmir Xhafajn.

Në përgjigjen e tij, Salianji u shpreh se kjo është vetëm një shpifje. Ai shtoi se nuk ka zgjedhur që të godasë as Berishën e as ndonjë figurë tjetër të Partisë Demokratike nën brez, duke shtuar se nëse vijohet me biseda që janë private, mund të nxjerrë shumë “të palara” sheshit.

“Kam qenë në shtëpinë e Berishës kur kam qenë me leje. Diskrecioni është pjesë e burrërisë. Kur përhap çfarë diskutohet në shtëpi nuk është normale, se çfarë diskutohet në një banesë mbetet në shtëpi. Këto janë biseda të shpikura. Është një deklaratë e shpikur. Është njësoj sikur të them unë sot që do vras Ajatullahun. Nëse duan të bëjnë biseda tavolinash, mund të hap disa biseda të tjera. Kjo deklaratë e Berishës ishte një turp. Unë po kërkoj garë. Garat e bashkojnë partinë. As presioni e as kërcënimi nuk ecën me mua. Ka që më 2022 që Berisha tha se nuk më vjedhin zgjedhjet dhe ia vodhën. PD është e lidhur me elementë të Partisë Socialiste. Këta janë bashkë. Neni i PD-së thotë se nëse Partia Demokratike nuk fiton zgjedhjet, kryetari ikën. Por unë as këtë nuk po i them, por po i them që më lejo të jem kandidat për kryetar të Partisë Demokratike, se kjo është absurde, që nuk kandidonkam dot”, tha Salianji.

Më tej, Salianji deklaroi se Partia Demokratike nuk është pronë private. Ai tha se ka të gjithë të drejtën e botës, që të kandidojë për kryetar të PD-së.

“Patjetër që unë do të jem në garë për kryetarin e Partisë Demokratike. Është një ndarje mendimesh me Sali Berishën, sepse unë nuk jam marrë personalisht me askënd. PD, kështu siç është, nuk fiton dot. Më akuzojnë se jam kapur, por unë jam njeri që kam lirinë, dhe në burg kam qenë më i lirë se këta që janë jashtëe  që rrinë si skllevër. Koha do të tregojë se kush ka të drejtë. Nuk jam i kapur nga askush, as nga PS e as nga askush. Unë dua që PD mos të jetë pronë private, por në parti të ketë garë. Si vetë-përjashtoheshkam unë? Çfarë është ky vetë-përjashtim? Berisha ka thënë se do zgjidh problemet që kam me SHBA-të dhe nuk ka zgjidhur asgjë”, u shpreh Salianji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.