☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.90 ▲0.53%
ARI 4,191 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $85,626 ▼ -0.23% ETH $2,698 ▼ -0.57% XRP $1.5025 ▼ -0.22% SOL $121.1100 ▲ +0.4%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.90 ▲0.53 % ARI 4,191 ▲0.83 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.90 ▲0.53 % ARI 4,191 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Kosova

Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë vazhdon edhe nesër

Ka përfunduar seanca e së hënës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në rastin kundër administrimit të drejtësisë, ku dëshmoi ekspertja Helen Fraser. Kjo dëshmitare do vazhdojë dëshminë edhe nesër.

Prokurori Joshua Hafetz, tha se ekspertja ka pohuar që problematike ishte numri i mjaftueshëm i burimeve dhe materialet e ç’organizuara.

Ajo tha se ishte në dijeni që njëri nga të akuzuarit është ish-President, derisa i referohej Thaçit.

Sipas prokurorit, procesi i verifikimit u quajt nga dëshmitarja si “eksperiment jo i mirëkontrolluar”.

Ekspertja tha se mendon që Njësia e përkthimeve ka bërë versionet finale që janë sugjeruar nga gjykatësi.

Prokurori ia rikujtoi ekspertes përmendjen e shfletimit të faqeve në sqarimet e transkriptave. Po ashtu, ai tha se ekspertja ndonëse nuk kupton shqip, e dallon pëshpëritjen në audio, raporton BetimipërDrejtësi.

Volumi i zërit tha se mund të jetë faktor i dëshifrimit të pëshpërimave, po ashtu faktor tjetër është edhe zhurma në sfond, kur flasin disa persona njëkohësisht dhe aftësia për të kuptuar gjuhën.

Sipas prokurorit, një folës i gjuhës shqipe do të ishte më i mirë në kategorizimin e një audioje të rastit në fjalë sesa një tjetër që nuk e kupton shqipen.

Hafetz e përmendi edhe faktin që ekspertja përdori ChatGPT për kategorizimin e kampioneve të audiove. Për këtë, Fraser shtoi se të flasësh gjuhën nuk nënkupton se do të kesh një kategorizim të saktë.

Fraser tha se atëkohë përdori versionin e fundit që ishte i ChatGPT, por që nuk i kujtohet saktësisht data.

Prokurori sqaroi se përfundimet e raportit të Fraser janë të rëndësishme për ata.

Dëshmitarja pranoi se në shënimin përgatitor ka thënë se vlerësimi i saj ishte i kufizuar ngase në ekip nuk kishte shqiptarë.

Fraser tha se nuk ka asnjë ndikim në faktin që ka përdorur ChatGPT.

Më pas, seanca kaloi në sesion privat dhe në pas kthimit në sesion publik, gjykatësi Christopher Gosnell njoftoi se me kaq përfundoi kjo seancë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.