☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vdekja e një këmbësori në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.D., i cili gjendet në paraburgim nga data 18.03.2026 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Siç thuhet në njoftim, sipas aktakuzës, më 18 mars 2026, në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, i pandehuri D.D., duke drejtuar automjetin e tij dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kufizimet e parapara në atë segment rrugor, ku kufizimi ishte 40 km/h, ka lëvizur me shpejtësi prej 75 km/h para shtegut të këmbësorëve, afër rrethrrotullimit.

“I njëjti ka qenë i vetëdijshëm se, si rezultat i shpejtësisë së papërshtatshme në atë pjesë të rrugës para shtegut të këmbësorëve, mund të shkaktohej pasoja e ndaluar, mirëpo lehtazi e ka pranuar mundësinë e shkaktimit të saj. Si pasojë, nga shpejtësia e lartë, ai nuk e ka vërejtur me kohë këmbësorin I.O., i cili po kalonte në shtegun e këmbësorëve, duke shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale për të ndjerin”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, viktima ka ndërruar jetë, ndërsa sipas raportit të autopsisë, vdekja ka ardhur si rezultat i lëndimeve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në trafik.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.