☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,914 ▼ -0.08% ETH $2,237 ▼ -0.38% XRP $1.1615 ▼ -0.69% SOL $89.2400 ▼ -0.72%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Hetimet për resortin në Zvërnec, SPAK bllokon llogaritë bankare të pronarëve që shitën tokat, çliron fondet e kompanis�

Hetimet e SPAK për resortin në Zvërnec kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro 195 milionë dollarët e transferuar nga Katari në llogaritë e Artur Shehut dhe pronarëve të tjerë që kanë dakordësuar shitjen e tokave me kompaninë e vëllezërve Al-Khayyat nga Katari.

Sipas burimeve, vetëm gjashtë ditë më parë është realizuar një transfertë prej 195 milionë dollarësh nga Katari në llogarinë e kompanisë “Albania Land Development”, fond i destinuar për blerjen e tokave në Zvërnec ku parashikohet të ndërtohet resorti turistik që është pritur mes protestash.

Pesë ditë më parë, SPAK urdhëroi ngrirjen e llogarisë bankare të kompanisë së investitorëve nga Katari, por masa është hequr sërish dje, duke zhbllokuar fondet e transferuara. Pas zhbllokimit, paratë janë transferuar në llogaritë bankare të Artur Shehut dhe pronarëve të tjerë shqiptarë. Megjithatë, sipas burimeve, këtë të mërkurë SPAK ka ndërhyrë sërish duke vendosur sekuestro.

‘Albania Land Development’, rezulton të ketë blerë sipërfaqet e tokës mbi të cilën do të realizohet projekti. Ajo fillimisht, ishte në pronësi të Redi Strugës, i cili pasi e shiti, e emërua një nga tre administratorët e kompanisë, por me të drejtë të kufizuar të firmës.

Sekuestro preventive e SPAK-ut, vjen si pjesë e një hetimi të nisur disa javë më parë, mbi titujt e pronësisë në zonën e Zvërnecit. Sipas asaj që deklaroi një ditë më parë kryeministri Edi Rama, investitorët nga Katari, i kanë blerë sipërfaqet e tokës, përmes transaksioneve bankare, nga subjekte dhe individë të pajisur me tituj pronësie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.