🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.15 ▲2.55%
ARI 4,489 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,226 ▼ -3.36% ETH $1,884 ▼ -4.74% XRP $1.2409 ▼ -1.87% SOL $75.2300 ▼ -5.17%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.15 ▲2.55 % ARI 4,489 ▼0.68 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.15 ▲2.55 % ARI 4,489 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kosova

Pas incidentit Lushtaku-Mehani, Prokuroria hap rast për manipulim me prova ndaj pronarit të lokalit

Pas incidentit të ndodhur më 14 maj në një kafene në Skenderaj, ku dyshohet se u përfshinë kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, dhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar rast për veprën penale “manipulim me prova” ndaj pronarit të lokalit ku dyshohet se ndodhi ngjarja.

Hapjen e rastit e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Mund ta konfirmojmë se ndaj pronarit të lokalit ku ka ndodhur rasti është iniciuar rast për vepër penale manipulim me prova. Është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Preteni.

Një ditë me parë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se gjatë hetimeve ishte konstatuar se pamjet e kamerave të sigurisë lidhur me rastin ishin fshirë, por se ato janë rikthyer nga ekspertët e forenzikës dhe tashmë ndodhen në dispozicion të Prokurorisë.

“Janë video të cilat në fazën fillestare janë shlyer nga DVR-ja. Forenzika i ka kthyer dhe Prokuroria i ka në dorë”, tha Sveçla në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai pretendoi se nga incizimet shihet përfshirja e Sami Lushtakut në incident. Sveçla shtoi se ka pasur përpjekje për fshirjen e provave në bashkëpunim me pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Sipas ministrit në detyrë, nga pamjet rezulton se Hysni Mehani është sulmuar në tavolinë nga Lushtaku dhe persona të tjerë që ndodheshin me të.

Kujtojmë se incidenti kishte ndodhur më 14 maj, kur Hysni Mehani dhe aktivisti Bahri Zabeli u sulmuan derisa po qëndronin në një kafene në Skenderaj. Të dy kishin akuzuar për sulmin kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe disa persona nga rrethi i tij.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, Mehani dhe Zabeli kishin marrë trajtim mjekësor, ndërsa Lushtaku ishte intervistuar nga Policia një ditë më vonë. Ai ka mohuar vazhdimisht se ka sulmuar Mehanin dhe Zabelin. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.