Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin
Në prag të publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës play-off ndaj Polonisë më 26 mars, futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë dhënë sinjale mjaft pozitive me klubet e tyre në kampionatet ku aktivizohen.
Një nga protagonistët e javës ishte Taulant Seferi, i cili vazhdon të jetë vendimtar për Bodrumspor. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Igdir FK, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Lajme të mira vijnë edhe nga Italia, ku Stiven Shpendi shënoi për Empolin, duke arritur shifrën e 11 golave këtë sezon dhe duke konfirmuar formën e tij të mirë para grumbullimit me Kombëtaren.
Një tjetër zhvillim pozitiv është rikthimi në fushë i Armando Brojës me Burnley. Sulmuesi kuqezi u aktivizua pas një dëmtimi që e kishte mbajtur jashtë për pesë ndeshje radhazi, duke shtuar opsionet në repartin ofensiv të Kombëtares.
Gjatë kësaj jave, minuta si titullarë me skuadrat e tyre morën edhe Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Juljan Shehu, Rey Manaj, Nazmi Gripshi, Myrto Uzuni, Cristian Shpendi dhe Klisman Cake.
Ndërkohë, nga stoli u aktivizuan Arbër Hoxha, Armando Broja dhe Indrit Tuci.
Performancat pozitive të futbollistëve shqiptarë vijnë në një moment kyç, vetëm pak ditë përpara publikimit të listës së trajnerit dhe përballjes së rëndësishme ndaj Polonisë në fazën play-off.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.