Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,784 ▲ +0.52% ETH $2,003 ▲ +0.04% XRP $1.3366 ▼ -0.28% SOL $82.4200 ▼ -0.79%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko: Konsolidimi i sektorit bankar do të rrisë eficiencën dhe modernizimin e sektorit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot se procesi i konsolidimit të sektorit bankar do të sjellë një gjallërim të mëtejshëm të aktivitetit të tij.

Duke folur në konferencën “Diversifikimi i sistemit financiar nëpërmjet reformave të tregut të kapitalit”, Sejko u shpreh se konsolidimi do të rrisë eficiencën bankare dhe do të mbështesë politika zhvilluese dhe modernizuese kreditimi e pagesash.

Guvernatori vlerësoi se veprimtaria e sektorit bankar në vend paraqitet e qëndrueshme dhe me tregues mjaft të mirë të performancës dhe të rezistencës financiare. Ai theksoi edhe njëherë rezultatet pozitive në kuadër të uljes së kredive me probleme. Të dhënat më të fundit tregojnë për një rënie të kredive me probleme në nivelin 5.24% në muajin mars 2022.

“Dy vitet e fundit kanë qenë të paprecedenta dhe sfiduese për ekonominë shqiptare dhe sektorin bankar, megjithatë konstatojmë me kënaqësi se sistemi bankar e financiar i ka përballuar me sukses këto sfida. Gjithashtu kontributi i sistemit bankar në rritjen e ekonomisë ka ardhur duke u përmirësuar ndër vite,” tha ai.

Lidhur me modernizimin e sistemit të pagesave, Guvernatori ndër të tjera shtoi se Banka e Shqipërisë ka kontribuuar në zhvillimin e tij. Për këtë qëllim, janë miratuar ndryshime thelbësore në kuadrin rregullator të sistemit të pagesave, të cilat do të ndikojnë në nxitjen e konkurrencës dhe inovacionit.

“Modernizimi i këtyre sistemeve përmes digjitalizimit dhe inovacionit synohet të arrihet nëpërmjet një zhvillimi të mirërregulluar dhe me objektiva qartësisht të përcaktuar. Në këtë kontekst, edhe diversifikimi i sistemit financiar nëpërmjet një game të gjerë instrumentesh dhe shërbimesh që përmbushin nevojat e publikut është një iniciativë, e cila vitet e fundit ka marë mjaft vëmendje duke patur si synim përshtatjen ndaj kërkesave të kohës. Megjithatë është tejet e rëndësishme dhe një domosdoshmëri që çdo zhvillim në këtë drejtim të mbështetet gjithmonë në infrastruktura të sigurta dhe eficiente, si për sistemin financiar ashtu edhe për vetë publikun dhe ekonominë,” u shpreh Sejko.

Ai theksoi si të rëndësishëm vijimin e bashkëpunimit dhe koordinimin me institucionet e tjera në vend për arritjen e një përqasjeje të përbashkët dhe sa më efikase për përmbushjen e projekteve të synuara, si në nivel vendimmarrës, ashtu edhe në atë teknik.

Në përfundim, Guvernatori Sejko u ndal dhe në një nga sfidat e fundit, siç është kriza e çmimeve dhe nënvizoi se ruajtja e inflacionit mbetet objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë, e cila mbetet e gatshme të përdorë çdo instrument të saj ligjor me synim garantimin e stabilitetit të çmimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.