Sekretari amerikan i Mbrojtjes, vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë
Gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pati një takim të veçantë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes James N. Mattis.
Në bisedën miqësore të zhvilluar gjatë punimeve të këtij Ministeriali, sekretari Mattis vlerësoi bashkëpunimin dypalësh Shqipëri-SHBA, sidomos në fushën e sigurisë dhe Mbrojtjes.
Takimi me sekretarin Mattis i paraprin vizitës së ministres Xhaçka në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në muajin prill.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.