🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▼ -0.14% ETH $2,054 ▼ -0.74% XRP $1.3171 ▼ -0.11% SOL $80.2500 ▲ +1.33%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD: Ja cfarë do diskutohet të hënën në Këshillin Politik

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu bëri me dije se çfarë pritet të diskutohet të hënën në mbledhjen e Këshillit Politik, ku opozita e bashkuar e maxhoranca pritet të ulen sërish. Sipas tij, miratimi i ndryshimeve kushtetuese për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen pjesërisht të listave, ishte veprim i gabuar i maxhorancës, e cila tani ka bërë një hap pas, duke iu kthyer diskutimit në Këshillin Politik.

Ai shtoi se opozita e bashkuar pritet të kërkojë vijimin e miratimit në Parlament të marrëveshjes së 5 Qershorit, në një kohë që është e hapur për të diskutuar në lidhje me ndryshime të tjera për reformën zgjedhore.

“Mbledhja do vijojë me të njëjtin format. Në Këshillin Politik do diskutohet për ndryshimet kushtetuese. PD, PS dhe parti të tjera kanë vendosur me marrëveshje në 5 qershor por edhe 14 janar se nuk njihet asnjë vendim përtej kësaj pa u konsultuar me PD. Ndryshimet të bëhen me konsensus. Partitë që tërheqin interesa zgjedhore janë ato që tentojnë të ndryshojnë rregullat e lojës. Në nuk mund të hartojmë kundërpropozime të pa bëra në tryezën e Këshillit Politik. Nuk i përgjigjemi propozimeve që nuk vijnë në këtyë tryezë, as ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga PS që prekin edhe Kodin Zgjedhor pasi ato nuk kanë ardhur, nuk janë diskutuar pra është shmangur Këshilli Politik. Këto propozime nuk mund të shkojnë në Parlament pa marrë dakordësinë tonë në Këshillin Politik”,- tha ai.

Kashahu tha ndër të tjera se: “Ndërkombëtarët për këtë çështje kanë folur qartë dhe e kanë shkoqitur shumë mirë, qëndrimi kristal i qartë për sa i përket asaj nëse është prishje e marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Cdo ligj, cdo gjë që kanë të bëjnë me zgjedhjet apo reformën zgjedhore duhet të diskutohet në këshill. Nëse donin të ndryshonin kushtetutën ta bënin para 14 janarit. Marrëveshja e 5 qershorit le të miratohet në Kuvend, pastaj diskutimet në Këshillin Politik për Ndryshimet Kushtetuese le të vijojnë”,- tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.