☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.84 ▼2.51%
ARI 4,746 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,652 ▲ +1.85% ETH $2,133 ▲ +3.67% XRP $1.3551 ▲ +2.43% SOL $83.7600 ▲ +0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Sektori energjitik, Ahmetaj-opozitës: Ju e falimentuat, ne po ngrejmë Bursën e Energjisë

Ndryshimet në p/ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” që synojnë krijimin e Bursës së Energjisë, hap ky drejt operimit të këtij sektori në një treg plotësisht konkurrues, u debatuan sot në seancën plenare të Kuvendit.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj duke mbrojtur p/ligjin tha se kur flasim për këtë sektor është e udhës t’i kthehemi situatës që gjetëm.

Në vitin 2013, tha ai, po flisnim për falimentimin e sektorit dhe sot po flasim për Bursën e Energjisë.

“E gjetëm sektorin e energjisë elektrike të falimentuar. Një sektor që gjeneronte çdo vit vit borxh mbi buxhetin e shtetit. Kishte një kaskadë me 1.5 miliard borxhe në sistem, për shkak të një privatizimi korruptiv që sot po del në dritë dalëngadalë përmes investigimit dhe medias”, tha ministri.

Ahmetaj u ndal edhe te debati për ndërtimin e tre impianteve të mbetjeve në vend. Ai i konsideroi politike qëndrimet e opozitës, pasi sipas tij ka qenë pikërisht qeveria e Berisha që përmes një vendimi që mban datën 6 mars 2012 ka firmosur për incenerimin e mbetjeve.

Ndërsa në strategjinë tuaj, iu drejtua më tej ai opozitës, keni parashikuar që 62.7% e biodegraduesve duhet të digjet. “Deshët të prodhonit energji, ua bëmë ëndrrën realitet”, vijoi Ahmetaj.

Ndërtimi i impianteve, tha ai, janë projekte që u shpëtojnë jetën qytetarëve të këtyre zonave.

Ndërsa lidhur me akuzat se drejtuesi i kompanisë që ka fituar kontratat për ndërtimin e impianteve është mik i tij, ministri Ahmetaj mohoi të kishte miqësi me të. Por, ai tha se nuk shihte problem nëse kishte miqësi me të, pasi si ministër i Financave takimet me biznesin janë çështje pune.

“Kam miq të gjithë biznesmenët, pasi reforma e derregullimit, thjeshtimi i procedurave ligjet fiskale e lidhin me komunitetin e biznesit. Ne nuk mund ta shikojmë botën e biznesit në një anë dhe qeverinë në anën tjetër”, tha ai.

Kreu i MFE-së, Ahmetaj i kërkoi opozitës të çonte në prokurori për hetim kontratat, nëse ajo ka fakte ose beson se janë në shkelje me ligjin.

Ai i dha përgjigje edhe akuzave të opozitës se kompanitë që fituan kontrata për ndërtimin e impianteve u krijuan para nënshkrimit të kontratave dhe se nuk kishin garanci financiare.”Kompanitë krijohen për projekte dhe vijnë me garanci financiare dhe këto garanci kontrollohen në mënyrë të plotë”, deklaroi Ahmetaj. Sipas tij, kompania Paul Wurth që po ndërton impiantin e Tiranës është një nga kompanitë më të mëdha në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.