☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.84 ▼2.51%
ARI 4,746 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,652 ▲ +1.85% ETH $2,133 ▲ +3.67% XRP $1.3551 ▲ +2.43% SOL $83.7600 ▲ +0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Sekuestrohen paratë e Alfred Pezës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën sekuestro preventive ndaj aksioneve të zotëruara nga bashkëshortja e deputetit Alfred Peza në një bankë private.

Sekuestroja, që ka ardhur me kërkesë të prokurorisë, bën fjalë për 1 për qind të aksioneve të bankës, ose 113 milionë lekë të reja të regjistruar në emër të shtetases Mirela Ndini.

Hetimi mbi bashkëshortët Peza-Ndini kishte nisur nga Prokuroria e Përgjithshme menjëherë pas blerjes së aksioneve dhe gjatë procesit hetuesit kishin konstatuar se ata zotëronin pasuri të luajtshme e të paluajtshme, si dhe likuiditete të tjetërsuara e të pajustifikuara me të ardhurat e deklaruara.

Për këtë arsye, hetimi u bazua në veprat penale “fshehje të të ardhurave”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “mosdeklarim të pasurive”.

“Në funksion të hetimit të deritanishëm janë krijuar dyshime të arsyeshme se bashkëshortët Alfred Peza dhe Mirela Ndini kanë krijuar dhe shtuar depozita bankare me të ardhura të pambuluara dhe të paevidentuara në regjistrat publikë, gjë e cila përbën shkak për ekzistencën e një dyshimi të bazuar në lidhje me ligjshmërinë e tyre”, thuhet në një njoftim për shtyp të organit të akuzës.

Gjithashtu, hetimi ka nxjerrë në dukje se pavarësisht se 1 për qind e aksioneve të bankës private janë blerë në emër të shtetases Mirela Ndini, vlera financiare është realizuar përmes kontributit bashkëshortor.

“Në bazë të të dhënave të deritanishme, prokuroria vlerëson se ekziston rreziku i tjetërsimit të vlerës prej 1% të aksioneve të bankës nëpërmjet kalimit të pronësisë, pasi procedura e ndjekur në rastin konkret mund të kryhet thjesht mbi bazën e vullnetit dhe nuk ka rregulla apo procedurë ligjore të përcaktuar nga vetë banka private apo Banka e Shqipërisë për tjetërsimin e aksioneve”, vijon njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Nisur nga të gjitha këto, organi qendror i akuzës ia kishte përcjellë hetimin Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila regjistroi procedimin penal për hetim pasuror në bazë të ligjit “Antimafia”.

Në kuadër të këtij procesi, Krimet e Rënda kërkuan nga gjykata vendosjen e sekuestros së aksioneve të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.