☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.88 ▲1.48%
ARI 4,710 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,076 ▲ +0.67% ETH $2,102 ▲ +1.77% XRP $1.3447 ▲ +1.66% SOL $83.3400 ▼ -0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.88 ▲1.48 % ARI 4,710 ▲0.66 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.88 ▲1.48 % ARI 4,710 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Serbët: Do ta formojmë asociacionin nëse nuk e bën Prishtina dhe Perëndimi

Përfaqësuesit e dhjetë komunave serbe u shprehën dje në Mitrovicën e Veriut, se nëse Prishtina zyrtare deri më 20 prill nuk do të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë ata vetë do ta bëjnë një gjë të tillë, gjë që sipas tyre nuk do të përbëjë shkelje, por zbatim të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Të mbledhur në sallën e njëjtë ku para pak ditësh ndërhyri policia speciale e Kosovës për të arrestuar shefin e Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, ishin përfaqësues të serbëve të Kosovës.

Ivan Todosijeviç, ministër i Pushtetit Lokal të Kosovës, ka fajësuar Prishtinën dhe BE-në për mos formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, duke thënë njëherësh se asociacioni po përdoret për të nënçmuar Serbinë.

“Janë bërë pesë vjet nga marrëveshja për asociacionin dhe ky është detyrim që Prishtina dhe perëndimi nuk dëshiron ta implementojë. Nëse Prishtina dhe perëndimi nuk dëshirojnë të formojnë asociacionin, ne kemi të drejtë të formojnë bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Ne nuk jemi kundër paqes, jemi për paqe dhe dialog, të gatshëm të flasim për paqe”, tha Ivan Todosijeviç, ministër i Pushtetit Lokal të Kosovës.

Igor Simiç, deputet nga Lista Serbe, tha se kanë bërë gabim që para pesë vjetëve nuk kanë formuar asociacionin, pasi ai, sipas tij, është për të mirën e serbëve të Kosovës.

“Në emër të deputetëve të Listës Serbe ju përshëndes dhe ju porosis se në Kuvend do të jemi opozitë e fuqishme ndaj të gjitha propozimeve të qeverisë, pasi ajo aktualisht nuk punon në interes të serbëve të Kosovës”, tha Simiç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.