Kosova
Serbi i dyshuar për terrorizëm çohet në gjykatë
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/12/serbi-i-dyshuar-p-euml-r-terroriz-euml-m-sillet-n-euml-gjykat-euml-video_hd.jpg)
Prokurorja kujdestare e rastit, Drita Hajdari, ka mbërritur në gjykatë, ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për paraburgim për serbin Slobodan Gavriq, i arrestuar nën dyshimet se ka provuar të kryej akt terrorist të enjten në Prishtinë.
Gjyqtar i procedurës paraprake është Vehbi Kashtanjeva.
Avokat sipas detyrës zyrtare të dyshuarit i është caktuar Muhamet Humolli, por Prokuroria ia ka ndaluar që të komunikoj me media.