Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,490 ▲ +0.7% ETH $2,147 ▲ +0.51% XRP $1.4443 ▼ -0.16% SOL $89.9100 ▲ +1.25%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Serbia dhe Mali i Zi mund t’i bashkohen BE’së më 2025

Mali i Zi dhe Serbia duhet të jenë gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 2025, derisa Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia, duhet të përparojnë në rrugën e tyre drejt BE-së, deri në atë periudhë, është raportuar duke u bazuar në një strategji të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Strategjia, e cila pritet të bëhet publike më 6 shkurt, është pjesë e përpjekjes së Bashkimit Evropian për të jetësuar procesin e pranimit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat aktualisht janë jashtë bllokut.

Në këtë draft të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, thuhet se, “partnerët e Ballkanit Perëndimor tani kanë një mundësi historike”, mirëpo koha e vënë në letër mund është reale vetëm nëse ka “vullnet të fuqishëm politik, realizim të mirëfilltë të reformave dhe zgjidhje afatgjatë të konflikteve mes fqinjëve”.

Kjo kohë e caktuar “është ambicioze dhe është konsideruar stimuluese”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit, viti 2019, do të jetë vit vendimtar.

Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë negocitat për pranim në BE, në fund të vitit 2019, duke siguruar se Tirana ka zbatuar reformat në gjyqësor dhe Shkupi ka zgjidhur kontestin me emrin që ka me Greqinë.

Negociatat në mes të grekëve dhe maqedonëve do të nisin në Nju Jork më 17 janar mes liderëve të të dy shteteve, së bashku me të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara për këtë çështje, Matthew Nimetz, derisa pritet që ky problem të zgjidhet gjatë këtij viti.

Sipas dokumentit, deri në fund të vitit 2019, shtetet anëtare të BE-së, duhet të jenë të gatshme t’i ofrojnë statusin e vendit kandidat edhe Bosnjës.

Po ashtu thuhet se Serbia dhe Kosova “duhet të arrijnë normalizimin e marrëdhënive, të cilat më pas do të hapnin rrugë për zhvillim më përbajtësor nga ana e Kosovës drejt rrugës së saj për integrime evropiane”.

Sipas strategjisë, deri në vitin 2023, vendet e BE-së, duhet të jenë në pozicion që të mbyllin negociatat për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi, derisa Bosnja duhet të fillojë negociatat për pranim në po të njëjëtin vit.

Traktatet për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi duhet të ratifikohen nga të gjithe vendet anëtare dy vite më vonë, duke lejuar anëtarësimin e tyre në fund të vitit 2025.

Kjo kohë është vetëm e përafërt thuhet në dokument “pasi shtetet mund të lëvizin më shpejt apo më ngadalë në këtë aspekt”.

Diplomatët e Bashkimit Evropian më të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se disa shtete të BE-së, Franca dhe Gjermania kanë thënë se kjo kohë është shumë ambicioze dhe se preferojnë të mos përmenden data.

Kjo strategji mund të diskutohet nga udhëheqësit e BE-së në samitin e ardhshëm në Bruksel, si dhe në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje më 17 maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.