☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 02 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,095 ▲ +1.24% ETH $2,299 ▲ +0.61% XRP $1.3843 ▲ +0.49% SOL $83.5800 ▼ -0.62%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.8727 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4825 EUR/TRY 52.9232 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.5941
02 May 2026
Breaking
Rajoni

Serbia “flirton” me NATO-n

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë një takim të mërkurën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e aleancës në Bruksel.

Kur ata shtrënguan duart me njëri-tjetrin vitin e kaluar, Vuçiç asokohe Kryeministër, u bë shefi i parë i një Ekzekutivi serb që takohej me një drejtues të organizatës. Lajmin e fundit e konfirmoi vetë zyra e tij për “Tanjug”. Nuk do të ngrihen “çështje djegëse” gjatë këtij takimi, thonë burime diplomatike në Bruksel të cituara nga agjencia në fjalë; përballja sipas tyre do të jetë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të nivelit të lartë.

Vuçiç dhe Stoltenberg pritet të fokusohen te sfidat e mëtejshme të përbashkëta dhe potencialet e bashkëpunimit NATO-Serbi. Së bashku me ambasadorët e 29 vendeve anëtare të alenacës ushtarake, të dy ata do të flasin mbi situatën në rajon, reformat e brendshme në Serbi dhe marrëdhëniet e Beogradit me Moskën.

Ndryshe nga partneret e saj europiane, Serbia nuk e aspiron anëtarësimin në NATO, edhe pse vendi e ka thelluar dialogun politik me aleancën e atlantikut verior mbi çështjet e interesit të përbashkët. Ndjenjat kundër NATO-s në Serbi të përshkruara dikur edhe si rezistencë e mirëfilltë, u ushqyen nga bombardimet e luftës së Kosovës dhe mbështetja që iu dha më pas asaj për pavarësinë.

Por pavarësisht rezervave që shumë serbë ushqejnë ndaj saj edhe për shkak të marrëdhënieve historike të vendit me Rusinë që kërkon të rrisë influencën e saj në rajon, Beogradi ka hedhur ngadalë hapa afrimi me NATO-n, fillimin me adoptimin e programit të partneritetit për paqen në vitin 2006 e më pas në 2015-ten, me nënshkrimin e planit individual të partneritetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.