Rajoni
Serbia merr kryesimin e OSBE-së
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/01/serbia-merr-kryesimin-e-osbe-s-euml_hd.jpg)
Serbia, nga sot, merr zyrtarisht kryesimin njëvjeçar të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
Funksionin e kryesuesit e mbanë ministri i Punëve të jashtme i shtetit që e kryeson, e që në këtë rast është ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pritet të shpalosë prioritetet e kryesimit.