☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.22 ▼1.14%
ARI 4,750 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,537 ▲ +3.52% ETH $2,132 ▲ +5.57% XRP $1.3507 ▲ +3.22% SOL $83.3300 ▲ +3.41%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Sërish të fundit në rajon, në Shqipëri paga minimale 180 euro, para nesh Serbia me 285 euro

 

Eurostat ka publikuar të dhënat më të fundit për pagat minimale në Europë, ku në analizë merren jo vetëm vendet e Bashkimit Europian, por edhe ato kandidate për t`u bërë pjesë e unionit, si Shqipëria.

Të dhënat i referohen muajit Janar të këtij viti. Pavarësisht se gjatë vitit të kaluar paga minimale në vendin tonë u rrit në 24 mijë lekë në muaj, nga 22 mijë lekë që ishte më parë, Shqipëria vijon të mbetet padiskutim vendi me pagën më të ulët në kontinent.

Me një pagë minimale në  180 euro në muaj, Shqipëria nuk njeh asnjë rival për vendin e fundit. Ndjekësja më e afërt është Serbia me 285 euro në muaj pagë minimale.

Por ajo që duket se është më shqetësuese është progresi i bërë në këtë drejtim në 10 vitet e fundit.

Shqipëria është vendi që ka bërë progresin më të ulët mes të gjitha vendeve të tjera europiane, madje, në 2008-ën, Shqipëria nuk ishte e fundit në këtë renditje, pasi linte pas Bullgarinë dhe Rumaninë.

Në 2008-ën, paga minimale në Shqipëri fiksohej në 139 euro, në Bullgari në 113 euro dhe në Rumani në 137 euro në muaj, raporton “scan”.

Në 2008-ën, këto dy shtete kishin ekzaktësisht një vit që ishin bërë pjesë e Bashkimit Europian, dhe në harkun e 10 viteve, progresi është i ndjeshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.