🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 93.60 ▲7.28%
ARI 5,177 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,549 ▼ -0.65% ETH $2,039 ▲ +0.25% XRP $1.3761 ▼ -0.64% SOL $85.7300 ▼ -0.35%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 93.60 ▲7.28 % ARI 5,177 ▼0.04 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 93.60 ▲7.28 % ARI 5,177 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

SHBA, arrestohet shqiptari që shtirej si agjent i FBI

shba-arrestohet-shqiptari-q-euml-shtirej-si-agjent-i-fbi_hdNjë shqiptar u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi mashtronte qytetarët duke u hequr si agjent i FBI-së dhe duke përfituar shuma të mëdha parash për shërbimet që kryente si ‘agjent’.

Gjergj Pelushi 28 vjeç, u akuzua për mashtrim nga gjykata në Melrose të Masaçusets. Ai kishte mashtruar dy persona, të cilëve u kishte marrë 27, 700 dollarë dhe një makinë, që ishte me origjinë nga Shqipëria, transmeton shekulli.

Gjatë intervistave me agjentët e FBI, viktimat deklaruan se Pelushi bënte premtime të mëdha, thoshte se kishte lidhje me FBI si dhe me CIA-n, dhe premtonte se do t’i ndihmonte ata për t’i punësuar në FBI, në këmbim të mijëra dollarëve.

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë për arrest me burg, gjykata vendosi ta lërë Pelushin në arrest shtëpie për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi 28-vjeçari është në pritje të një transplanti të dyfishtë në mushkëri.

Në lidhje me mashtrimin shtetasi shqiptar mund të dënohet deri në tre vjet burg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.