🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,661 ▼ -0.14% ETH $2,241 ▲ +0.09% XRP $1.3421 ▼ -0.83% SOL $84.3200 ▼ -0.65%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA, Hillary Clinton shpall prioritetin e saj: Kapja e Al-Baghdadit

“Duhet të jetë një prioritet i yni kapja e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Al Baghdadi, ashtu siç kemi bërë edhe me Osama Bin Ladenin”. Kështu është shprehur kandidatja demokrate për “Shtëpinë e Bardhë”, Hillary Clinton, duke njoftuar më tej edhe mbajtjen e një takimi “bipartizan” me ekspertë të sigurisë kombëtare.
Ish-zonja e parë dhe ish-Sekretarja e Shtetit sulmoi më pas rivalin e saj, Donald Trump, duke theksuar se kandidati republikan “nuk ka një plan për mposhtjen e kalifatit islamik”.
Sipas Clintonit, Trump madje “nuk është i kualifikuar sa ç’duhet për t’u bërë president i Amerikës dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura”. Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ka shprehur edhe komente negative mbi ndërhyrjen e së mërkurës të kreut republikan mbi sigurinë kombëtare dhe luftën ndaj ISIS, duke e quajtur atë “një test të dështuar”.
Gjatë tubimit, Trump kishte sulmuar gjeneralët amerikanë dhe u shpreh se do të kishte preferuar Putinin përballë Obamës, një pozicion ky që nga Clinton konsiderohet “jo vetëm antipatriotik dhe tepër agresiv, por edhe i tmerrshëm”.
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë nuk është kufizuar madje edhe në denoncimin e papërgatitjes së supozuar të kundërshtarit të saj sa i përket luftës kundër Shtetit Islamik. Në konferencën për shtyp ajo nënvizoi se “ekzistojnë të dhëna se, ISIS shpreson në fitoren e Trumpit”.
Ish-Sekretarja e Shtetit dënoi madje rivalin republikan Donald Trump gjatë kësaj të enjteje, për ato çfarë tha ai mbi gjithçka mësoi në seancat informuese të materialeve sekrete dhe të klasifikuara, duke e quajtur atë “totalisht të papërshtatshëm dhe të padisiplinuar”.
Kandidatja foli për reporterët mëngjesin e sotëm, pas forumit mbi çështjet e sigurisë në Nju Jork, ku morën pjesë veçmas të dy kandidatët presidencialë.
Gjatë forumit televiziv të së mërkurës mbrëma, Trump tha se ishte “i shokuar” nga informacionet që mori gjatë procesit të informimit të tij. “Ajo çfarë mësova ishte se, udhëheqësi ynë Barack Obama nuk kishte ndjekur atë çfarë i kishin thënë ekspertët tanë të bënte”, tha Trump.
“Unë nuk do të komentoja kurrë, asnjë aspekt të informacioneve të inteligjencës që do të merrja”, tha Clinton

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.