🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,714 ▼ -2.35% ETH $2,075 ▼ -2.61% XRP $1.3905 ▼ -2.52% SOL $87.0200 ▼ -3.61%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Bota

SHBA-ja dërgon 2500 marinsa dhe një anije amfibe në Lindjen e Mesme

Ushtria amerikane ka urdhëruar dërgimin e 2 500 marinsave dhe një anijeje amfibe sulmi në Lindjen e Mesme, njoftoi dje në mbrëmje një zyrtar amerikan, duke shënuar një rritje të madhe të forcave në rajon pas gati dy javësh lufte me Iranin, sipas “Fortune”.

Ndërkohë, në kryeqytetin iranian një shpërthim i fuqishëm tronditi një shesh qendror ku mijëra njerëz ishin mbledhur për një tubim vjetor të organizuar nga shteti në mbështetje të palestinezëve dhe kundër Izraelit.

Izraeli kishte paralajmëruar se do të godiste zonën në qendër të Teheranit.

Nuk pati raportime për viktima. Megjithatë, vendimi për të vazhduar demonstratën masive, ku morën pjesë edhe disa zyrtarë të lartë qeveritarë, si dhe kërcënimi izraelit për ta shënjestruar zonën, theksuan vendosmërinë e fortë të të dyja palëve – në një luftë që ka tronditur ekonominë globale dhe nuk po tregon shenja zbutjeje.

Irani ka vazhduar të kryejë sulme të gjera me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe shteteve fqinje të Gjirit, ndërsa ka mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon një e pesta e naftës së tregtuar në botë.

Kjo ndodh në një kohë kur avionët luftarakë amerikanë dhe izraelitë po godasin objektiva ushtarake dhe baza të tjera në mbarë Iranin.

Kriza humanitare në Liban është përkeqësuar, me rreth 800 persona të vrarë dhe 850 mijë të zhvendosur, pasi Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh kundër militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe ka paralajmëruar se operacionet nuk do të ndalen.

Në një intervistë për “Fox News”, presidenti amerikan Donald Trump tha se lufta do të përfundonte “kur ta ndiente në kockat e tij”.

Ai u shpreh më i përmbajtur lidhur me mundësinë që kundërshtarët të rrëzojnë qeverinë islamike të Iranit.

“Mendoj se është një pengesë e madhe për t’u kapërcyer për njerëzit që nuk kanë armë”, tha ai, duke përmendur forcën paramilitare Basij, e cila ka luajtur rol kyç në shtypjen e protestave të fundit në mbarë vendin.

Marinsat dhe anija sulmuese do t’i shtohen forcave amerikane 

Elementë nga Njësia Ekspeditare e 31-të e Marinsave dhe anija sulmuese amfibie “USS Tripoli” janë urdhëruar të shkojnë drejt Lindjes së Mesme, sipas zyrtarit amerikan që foli në kushte anonimiteti.

Këto njësi janë të afta për zbarkime amfibie, por gjithashtu specializohen në forcimin e sigurisë së ambasadave, evakuimin e civilëve dhe ndihmën në raste katastrofash.

Vendosja e tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht se një operacion tokësor është i afërt.

Njësia dhe anija janë të bazuara në Japoni dhe kanë qenë në Oqeanin Paqësor prej disa ditësh.

“USS Tripoli” është vërejtur nga satelitët komercialë duke lundruar e vetme pranë Tajvanit, më shumë se një javë larg ujërave pranë Iranit.

Më herët gjatë javës, Marina amerikane kishte 12 anije, përfshirë aeroplanmbajtësen “USS Abraham Lincoln” dhe tetë shkatërrues, që operonin në Detin Arabik.

Nëse Tripoli i bashkohet kësaj flotile, do të jetë anija e dytë më e madhe në rajon pas “Lincoln”.

Numri total i ushtarëve amerikanë në terren në Lindjen e Mesme nuk është i qartë, por vetëm baza ajrore “Al-Udeid”, zakonisht strehon rreth 8 000 trupa.

Shpërthimi në zonën e demonstratës 

Shpërthimi në Teheran ndodhi në mesditë në zonën e sheshit “Ferdowsi”, ku mijëra njerëz ishin mbledhur për tubimin vjetor të Ditës së Kudsi, duke brohoritur “vdekje Izraelit” dhe “vdekje Amerikës”.

Izraeli kishte lëshuar një paralajmërim në gjuhën persiane në rrjetin X që njerëzit të largoheshin nga zona para shpërthimit, por shumë pak iranianë e panë atë pasi autoritetet kanë bllokuar pothuajse plotësisht internetin.

Pamjet treguan njerëz duke brohoritur “Zoti është më i madhi” ndërsa tymi ngrihej mbi zonë.

Më vonë ushtria izraelite publikoi një mesazh të dytë në persisht, duke vënë në dukje se kreu i gjyqësorit iranian ndodhej në tubim dhe kritikoi Iranin për bllokimin e informacionit.

Ai po jepte një intervistë për televizionin shtetëror kur ndodhi goditja. Truprojat e rrethuan, ndërsa ai ngriti grushtin dhe tha se Irani “nuk do të tërhiqej kurrë”.

SHBA: 15,000 objektiva të goditura në Iran 

Izraeli njoftoi një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës iraniane, duke thënë se forcat ajrore kishin goditur mbi 200 objektiva në 24 orët e fundit.

Në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se më shumë se 15,000 objektiva armike ishin goditur që nga fillimi i luftës — mbi 1000 në ditë.

Ai gjithashtu u përpoq të qetësonte shqetësimet për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke thënë: “Po merremi me këtë dhe nuk ka nevojë për shqetësim”.

Rrëzimi i avionit furnizues 

Ushtria amerikane konfirmoi se të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të një avioni furnizues KC-135 humbën jetën pasi avioni u rrëzua në Irak, duke e çuar numrin e të vdekurve amerikanë në të paktën 13.

Komanda Qendrore Amerikane tha se rrëzimi nuk lidhej me zjarr mik apo armik dhe se në incident ishin përfshirë dy avionë, njëri prej të cilëve ishte ulur në mënyrë të sigurt.

Sulme të reja iraniane në rajon 

Irani vazhdoi sulmet e përditshme ndaj infrastrukturës së naftës dhe objektivave të tjera në rajonin e Gjirit.

Në Oman, dy persona u vranë kur dy dronë u rrëzuan në zonën e Soharit. Një shkatërrues amerikan rrëzoi një raketë balistike iraniane mbi Turqi — ndërhyrja e tretë e tillë mbi territorin e një vendi të NATO-s në dy javët e fundit.

Banorët në qytetin turk të Adanas raportuan shpërthime të forta dhe sirena në bazën ajrore “Incirlik”, e përdorur nga forcat amerikane.

Përshkallëzim i luftimeve Izrael-Hezbollah 

Të paktën tetë persona u vranë nga një sulm izraelit në qytetin bregdetar Sidon, në Libanin jugor.

Numri i viktimave mund të rritet. Ministria e Shëndetësisë në Liban tha se 773 persona janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut 10 ditë më parë, ndërsa mbi 1 900 janë plagosur.

Rreth 850 mijë njerëz janë zhvendosur brenda vendit. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres nisi një apel humanitar prej 325 milionë dollarësh gjatë një vizite të papritur.

Kryeministri libanez, Nawaf Salam i bëri thirrje Izraelit të ndalojë sulmet dhe kritikoi Hezbollahun për lëshimin e raketave ndaj objektivave izraelite.

“Nuk ka asnjë justifikim për të mbajtur një komb të tërë peng”, tha ai.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi se sulmet ishin “vetëm fillimi” i konfliktit. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.