🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,417 ▼ -3.55% ETH $2,003 ▼ -3.15% XRP $1.3365 ▼ -1.94% SOL $83.3400 ▼ -3.27%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

SHBA keqardhje për mosdërgimin e një zyrtari të lartë në ”marshimin republikan” në Paris

Shtëpia e Bardhë pranoi dje duke shprehur  keqardhje se kishte gabuar duke mos dërguar një zyrtar të rangut të lartë në ”marshimin republikan” të dielën në Paris që mblodhi më shumë se një milionë persona, mes të cilëve edhe 50 liderë botërorë.

marshim-historik1“Ne duhet të kishim dërguar një përfaqësues të nivelit të lartë”, pranoi Josh Earnest, zëdhënës i ekzekutivit amerikan duke iu përgjigjur kritikave të shumta në shtypin amerikan mbi mungesën e presidentit Barack Obama, zëvendëspresidentit apo të një prej ministrave gjatë manifetimit historik të pazakontë.

“Nuk ka asnjë dyshim që amerikanët dhe administrata janë plotësisht përkrah Francës”, shtoi Earnest duke përshëndetur demostrimin e jashtëzakonshëm të unitetit, që francezët shfaqën gjatë manisfestimit të së dielës.

“Nëse rrethanat do të kishin qenë ndryshe, vetë presidenti do të kishte dashur të ishte i pranishëm në këtë manifestim historik”, shtoi ai duke e vënë theksin te koha e shkurtër mes momentit të njoftimit të këtij marshimi dhe zhvillimit të tij, si dhe kufizimet logjistike lidhur me një vizitë të presidentit.

Rreth 50 drejtues botërorë ishin të pranishëm në këtë manifestim në të cilin morën pjesë një milionë e gjysmë persona. Presidenti francez, François Hollande ishte i rrethuar nga homologu malian, Ibrahim Boubacar Keita dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas marshonte disa metra nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

SHBA-ja ishte përfaqësuar nga ambasadorja, Jane Hartley. Ministri i Drejtësisë, Eric Holder, i pranishëm në Paris për një takim mbi terrorizmin, nuk iu bashkua kortezhit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.