☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.90 ▲1.26%
ARI 4,587 ▲1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,925 ▲ +1.74% ETH $2,072 ▲ +3.5% XRP $1.3526 ▲ +1.21% SOL $84.3000 ▲ +2.28%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.90 ▲1.26 % ARI 4,587 ▲1.38 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.90 ▲1.26 % ARI 4,587 ▲1.38 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Amerika

SHBA: Kina të ndalë aktivitetet në Detin e Jugut

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të ndalojë menjëherë dhe në mënyrë afatgjatë aktivitetet në favor të sovranitetit të saj në Detin e Jugut.

Sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter deklaroi se veprimet e Kinës në këtë zonë bien ndesh me ligjet ndërkombëtare.

Pekini pretendon thuajse të gjithë Detin e Kinës së jugut, duke shkaktuar kështu pakënaqësi tek fqinjët e tij. Nga ana e tyre, zyrtarët kinezë i kanë cilësuar deklaratat e Shteteve të Bashkuara si “të pabaza dhe jokonstruktive”.

Edhe vende të tjera e kanë akuzuar Kinën se po zapton ilegalisht sipërfaqe për të krijuar ishuj artificialë me impiante, që sipas gjasave do të jenë për përdorim ushtarak.

Në konferencën për shtyp të së shtunës, ku morën pjesë ministrat e Mbrojtjes nga i gjithë rajoni i Azisë së Paqësorit, sekretari Carter nënvizoi megjithatë se, dëshiron një zgjidhje paqësore të këtij problemi.

“Për të arritur këtë do të duhej një ndërprerje e menjëhershme dhe afatgjatë e veprimeve dhe deklaratave pretenduese nga të gjitha palët”, deklaroi Carter.

Shefi i Pentagonit bëri me dije se vendet e tjera që kanë pretendimet e tyre në këtë zonë, si Vietnami, Filipinet, Malajzia dhe Taivani kanë bërë gjithashtu veprime të ngjashme, por Kina e ka kaluar cakun.

“Kina ka përvetësuar mbi 2 mijë akër, më shumë se të gjithë pretendentët e tjerë të marrë së bashku dhe më shumë se në të gjithë historinë e rajonit. Dhe Kina e ka bërë këtë vetëm në 18 muajt e fundit”, deklaroi Carter.

“Ende nuk dihet se sa larg Kina do të shkojë, prandaj dhe kjo çështje është bërë burim tensionesh në rajon dhe lajm i faqeve të para në mbarë botën”, ka shtuar sekretari i Mbrojtjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.