ShBA kundër gjuhës anti Bashkim Europian
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi lidhur me deklarimet e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian dhe qasjen që duhet të ketë BE-ja ndaj këtij bashkimi.
I pyetur nga “Zëri i Amerikës” se cili është qëndrimi i SHBA-së, pas deklaratave të forta të Serbisë për komentet e kryeministrit Rama cilat janë interpretuar se nënkuptojnë një bashkim të dëshiruar politik midis Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe duke pasur parasysh deklaratën e së mërkurës së Bashkimit Europian për këtë çështje, një zëdhënës i ambasadës u përgjigj:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin fort aspiratat për në BE, të të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor dhe mirëpresin riafirmimin nga BE se këto vende ndajnë një perspektivë të qartë europiane. SHBA besojnë se të gjitha vendet që punojnë për anëtarësim në BE duhet të qëndrojnë larg nga gjuha që nuk e çon përpara këtë synim të përbashkët dhe duhet të vazhdojnë të punojnë drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal. SHBA mirëpret garancitë që ka marrë nga qeveria e Shqipërisë se deklaratat në fjalë synonin vetëm të theksonin rëndësinë që ka integrimi në BE për shumë vende të Ballkanit”.
I vetmi popull qe nuk u kthye ne identitet pas ngordhjes se te semurit me kolere te Bosforit, ishim ne …Ai qe vuri firmen per ndarjen e territoreve tona , ishte ministri i jashtem turk…sepse me keto territore demshperbleu fqinjet tane,si fuqi humbese e luftes, dhe se ne njiheshim akoma nen juridiksionin e vllaut te madh.. sepse beu i stambollit, pavaresine reale e kishte shpallur ndaj Europes, sepse ne ato pak dite qe qendroi “si ne burg” (siç eshte shprehur ne nje interviste) nuk tregoi asgje ne praktike , se ishte ndare nga politika e benevrekeve.Europa nuk do ta lejonte kurrsesi, ne zemer te saj nje shtet islamik, sepse e kishte hequr ne kurriz kete krome qindra-vjeçare, dhe po e vuan edhe sot prej mbeturinave qe po mundohet t’i integroje, por qe e tregojne vazhdimisht se jane kundra vlerave te saj…Europa nuk e rrezikon qyteterimin e vet per askend…Ne duhet t’i pershtatemi asaj ,e jo ajo neve…Te keqem e kemi brenda vetes dhe perdoret sipas interesave te dites, nga politika e semure e kanceroze e vendit….