Kosova

SHBA reagon pas dënimit të Mustafës: Nuk është gjykim ndaj UÇK-së ose Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se “vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit.”.
Ai ka shtuar se e mirëpresin vendimin në rastin kundër Mustafës. Në deklaratën e Price është shtuar se ky aktgjykimi është një hap i fortë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin në rastin kundër Salih Mustafës, rasti i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës që përfshin akuza për krime lufte. Mustafa, një ish-komandant në njësinë Guerile të BIA-s të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u dënua për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes të kryera në një vend të paraburgimit dhe marrjes në pyetje të BIA-s në vitin 1999 dhe u dënua me 26 vjet. Siç theksoi Trupi Gjykues, vendimi nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të të pandehurit. Ky aktgjykim është një hap i fortë drejt ndihmës së Kosovës për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të siguruar drejtësi për viktimat. Ne gjithashtu përgëzojmë guximin e viktimave dhe dëshmitarëve individualë që dolën përpara dhe dënojnë kërcënimet dhe frikësimet me të cilat janë përballur. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur.”, është bërë e ditur në deklaratën e DASH-it.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka shpërndarë në Twitter reagimin e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, me ç’rast, ka shkruar se ky nuk është aktgjykim kundër UÇK-së apo Kosovës.

Ndryshe, dje trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia, sot ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, duke e llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme. “Dënim me 10 vjet burgim për krimi ne luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

“Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e zotit Mustafa”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button