☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,517 ▼1.14%
DOW 46,102 ▼0.71%
NASDAQ 21,584 ▼1.58%
NAFTA 94.91 ▲5.08%
ARI 4,387 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,007 ▼ -3.07% ETH $2,066 ▼ -4.79% XRP $1.3638 ▼ -3.59% SOL $87.2100 ▼ -5.3%
S&P 500 6,517 ▼1.14 % DOW 46,102 ▼0.71 % NASDAQ 21,584 ▼1.58 % NAFTA 94.91 ▲5.08 % ARI 4,387 ▼3.63 % S&P 500 6,517 ▼1.14 % DOW 46,102 ▼0.71 % NASDAQ 21,584 ▼1.58 % NAFTA 94.91 ▲5.08 % ARI 4,387 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

SHBA sulmojnë “Shtetin Islamik” në Siri

Tani Shtetet e Bashkuara po bëjnë luftë kundër milicisë terroriste të IS edhe në Siri me aleatët arabë në krah. Siria e shkatërruar nga lufta është para një prove të re.

shbaeuropaShtetet e Bashkuara i kanë bërë realitet kërcënimet e tyre. Natën duke e gdhirë dita e martë ata kanë nisur sulmet kundër milicisë terroriste “Shteti Islamik” (IS) në Siri. Ushtria SHBA dhe forcat e armatosura të vendeve partnere kanë bombarduar ekstremistët, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. Komandën e ka dhënë Presidenti i SHBA, Barack Obama, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Ndërsa Jordania e ka konfirmuar tani zyrtarisht pjesëmarrjen e saj, sipas informacioneve të “Washington Post”, aleatët e tjerë duhet të jenë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahraini. Këto janë “pjesëmarrës të plotë”, citon gazeta një përfaqësues të ushtrisë, që nuk përmendet me emër. Sipas CNN në sulme duhet të jetë përfshirë edhe Emirati në Gjirin Persin, Katari. Ministri i Jashtëm i SHBA, John Kerry, bëri së fundi përpjekje për të fituar shtetet e botës arabenë anën e SHBA për sulme kundër IS.

Siria ishte në dijeni

Qeveria siriane sipas njoftimeve nga Uashtingtoni është informuar para fillimit të bombardimeve. SHBA e kanë vënë në dijeni më parë ambasadorin sirian në OKB, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Damask.

“New York Times” njofton duke iu referuar zyrtarëve të qeverisë amerikane se sulmet përqëndrohen në pozicionet e IS në provincën veriore të Sirisë Rakka, ku ekstremsitët sunitë radikalë kanë njërën prej qendrave të tyre. Banorë të të njëjtit qytet njoftojnë në twitter për shpërthime të forta dhe fluturime të përsëritura të avionëve ushtarakë. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër i ka konfirmuar këtë të dhëna. Pastaj në sulmet të paktën 20 IS-luftëtarë u vranë. Sipas tyre nga sulmet janë vrarë së paku 20 luftëtarë të IS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.