☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.66 ▲1.26%
ARI 4,707 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,640 ▼ -0.48% ETH $2,089 ▲ +0.71% XRP $1.3346 ▼ -0.15% SOL $82.6500 ▼ -1.41%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.66 ▲1.26 % ARI 4,707 ▲0.6 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.66 ▲1.26 % ARI 4,707 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

ShBA-të kërkojnë ulëse për Kosovën në OSBE

shba-t-euml-k-euml-rkojn-euml-ul-euml-se-p-euml-r-kosov-euml-n-n-euml-osbe_hdGjatë mbledhjes ku u shqyrtua raporti gjysmëvjeçar i shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Jean-Claude Schlumberger, përfaqësuesi i ShBA-ve në OSBE, ambasadori Daniel B. Baer, ka thënë se Kosova meriton një ulëse në mesin e shteteve anëtare të kësaj organizate.

“Ne i bëjmë thirrje OSBE-së dhe shteteve anëtare të saj që ta pranojnë se Kosova meriton një ulëse në këtë tavolinë”, tha përfaqësuesi amerikan në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Baer.

“Ne mund të fillojmë duke ftuar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës në takimet e nivelit të punës ku diskutohen aktivitetet dhe çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Ne kërkojmë nga përfaqësuesi special Stoudmann që t’i dyfishojë përpjekjet për të gjetur rrugë që të arrihet kjo dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë përpjekje”, u shpreh ai.

Duke folur për bllokadën institucionale që e ka kapluar Kosovën tash e sa muaj, diplomati Baer u shpreh se ShBA-të presin që të formohet qeveria e re dhe presin një zgjidhje me kohë dhe konstruktive të këtij procesi “në harmoni me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

Baer ka përshëndetur përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë në implementimin e marrëveshjes së arritur në prill të vitit të kaluar, duke thënë se “të dyja vendet kanë marrë vendime të vështira për ta bërë dialogun një sukses dhe për ta ndërtuar një të ardhme stabile, paqësore dhe prosperuese” në rajon.

“Jemi të lumtur që takimet në Bruksel po vazhdojnë dhe mezi presim të shohim më shumë rezultate”, tha përfaqësuesi i ShBA-ve në OSBE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.